☁️
Tiranë 18°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,554 ▲ +0.71% ETH $2,252 ▲ +1.27% XRP $1.2479 ▲ +0.87% SOL $95.7400 ▲ +0.86%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Bota

31 vjet nga gjenocidi i Srebrenicës, Kos: Rruga drejt BE-së, garancia për një Bosnjë-Hercegovinë të bashkuar dhe demokratike

– Në Ditën Ndërkombëtare të Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të Srebrenicës, komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Marta Kos, bëri thirrje për pajtim, dialog dhe përgjegjësi, duke theksuar se vetëm përmes përballjes me të kaluarën, mund të ndërtohet një e ardhme e qëndrueshme për Bosnjë-Hercegovinën.

Përmes një mesazhi të publikuar me rastin e kësaj dite, Kos vlerësoi se përparimi në rrugën drejt Bashkimit Evropian, mbetet mënyra më e mirë për të garantuar një shtet sovran, të bashkuar, shumetnik dhe demokratik.

“Sot është Dita Ndërkombëtare e Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të Srebrenicës. Shërimi i plagëve të së kaluarës kërkon guxim, angazhim të sinqertë dhe një përkushtim të vërtetë ndaj pajtimit”, tha Kos në mesazhin e saj.

“Kjo do të thotë, të zgjedhim përgjegjësinë në vend të përçarjes, dialogun në vend të përballjes dhe të mbështesim procesin e gjetjes dhe identifikimit të viktimave që ende rezultojnë të zhdukura”, shtoi komisionerja e BE-së.

“Përparimi në rrugën drejt Bashkimit Evropian është mënyra më e mirë për të siguruar një Bosnjë-Hercegovinë sovrane, të bashkuar, shumetnike dhe demokratike”, theksoi ajo.

“Gjithashtu, është mënyra më e mirë për të ndërtuar një shoqëri të bazuar në pluralizëm, respekt të ndërsjellë dhe mundësi të barabarta për të gjithë”, u shpreh Kos.

Çdo vit, më 11 korrik shënohet Dita Ndërkombëtare e Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të Srebrenicës të vitit 1995.

Kjo ditë nderon kujtimin e më shumë se 8 300 burrave dhe djemve boshnjakë myslimanë, të cilët u vranë në mënyrë sistematike nga forcat serbe të Bosnjës gjatë luftës në Bosnjë-Hercegovinë.

Masakra e Srebrenicës konsiderohet krimi më i rëndë në tokën evropiane, që nga Lufta e Dytë Botërore.

Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Gjenocidit të Srebrenicës u miratua nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, në maj të vitit 2024, përmes Rezolutës 78/282.

Kjo ditë synon të ruajë të vërtetën historike, të kundërshtojë mohimin dhe shtrembërimin e fakteve rreth gjenocidit, si dhe të nxisë edukimin e brezave të ardhshëm mbi rëndësinë e kujtesës dhe parandalimit të krimeve të tilla.

Kombet e Bashkuara organizojnë çdo vit një ceremoni zyrtare përkujtimore. /

 

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.