☁️
Tiranë 18°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,500 ▲ +0.96% ETH $2,251 ▲ +1.42% XRP $1.2478 ▲ +1.26% SOL $95.7900 ▲ +1.3%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Bota

SHBA – Axios: Trump mund të urdhërojë sulm të madh ndaj Iranit nëse republikanët humbin zgjedhjet e mesmandatit

UASHINGTON, 31 tetor /ATSH – AA/- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, mund të jetë më i prirur të miratojë një operacion ushtarak në shkallë të gjerë kundër Iranit nëse republikanët pësojnë rezultat të dobët në zgjedhjet e mesmandatit javën e ardhshme, sipas një raportimi.

“Nëse ai ndihet i turpëruar ose i lënë mënjanë, do të bëjë diçka të guximshme”, i ka thënë një zyrtar amerikan Axios-it, duke shtuar se ky është mesazhi që po u përcillet zyrtarëve iranianë, të cilëve u thuhet se mundësia më e mirë për të arritur një marrëveshje është tani.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë e hodhi poshtë këtë ide, duke i thënë medias se rezultatet e zgjedhjeve nuk do të ndikojnë në vendimet e Trumpit lidhur me Iranin.

Sipas raportimit, ndërmjetësit nga Katari kaluan më shumë se 12 orë të premten në Teheran, duke mbajtur kontakte të rregullta me Shtëpinë e Bardhë, në përpjekje për të rifilluar bisedimet e drejtpërdrejta mes Washingtonit dhe Teheranit. Një burim diplomatik e përshkroi ecurinë si “pozitive”, ndërsa diskutimet pritet të vazhdojnë të shtunën në Doha.

Sipas një zyrtari amerikan, bisedimet kanë ngecur për shkak të kërkesave të kundërta. Washingtoni kërkon lëshime në çështjen bërthamore si kusht për rikthimin në negociata, ndërsa Teherani këmbëngul që SHBA-ja fillimisht të heqë bllokadën detare, të lirojë fondet e ngrira dhe të lejojë shitjen e naftës.

Raportimi thekson se Doha po i bën thirrje Iranit të lejojë inspektorët e OKB-së të hyjnë në objektet e tij bërthamore të bombarduara, në këmbim të lehtësimit të kufizuar të sanksioneve.

Duke iu referuar përçarjeve brenda rrethit të Trumpit, raportimi thotë se sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, dhe sekretari i Shtetit, Marco Rubio, janë skeptikë për arritjen e një marrëveshjeje dhe favorizojnë dobësimin e mëtejshëm të udhëheqjes iraniane. Në anën tjetër, zëvendëspresidenti JD Vance dhe të dërguarit Steve Witkoff dhe Jared Kushner mbështesin rifillimin e bisedimeve.

Raportimi vjen në një kohë të tensioneve të shtuara mes Iranit dhe SHBA-së lidhur me Ngushticën e Hormuzit, një rrugë ujore strategjike për transportin global të energjisë.

SHBA-ja dhe Izraeli nisën sulme kundër Iranit më 28 shkurt, duke shkaktuar kundërpërgjigjen iraniane në rajon.

Pavarësisht përpjekjeve të mëvonshme diplomatike dhe një memorandumi të nënshkruar nga Washingtoni dhe Teherani në qershor, tensionet kanë vazhduar lidhur me marrëveshjet e sigurisë dhe lundrimin nëpër ngushticë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.