Politika

McAllister: Kriza politike rrezikon zgjedhjet e qershorit

Negociatori i BE, David McAllister një ditë pas vizitës në Tiranë ka thënë se kriza politike në Shqipëri rrezikon zgjedhjet e planifikuara për në muajin qershor. Zëvendës presidenti i PPE-së, shkruan se pas tryezës nuk u gjet konsensus për çështjen thelbësore, të datës së zgjedhjeve dhe formimin e mundshëm të një qeverie teknike.

“Në Shqipëri ka javë që rrezikohet një krizë e thellë politike për sa i përket zgjedhjeve të caktuara për në qershor. Kjo ndodhi dje në Tiranë mes qeverisë dhe opozitës. Në disa pika pati progres shpresëdhënës. Por në lidhje me çështjen kryesore të zgjedhjeve dhe formimin e mundshëm të një qeverie tranzitore, nuk ka konsensus. Tani është koha për të tejkaluar ngërçin politik”, shkruan McAllister.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button