🌤️
Tiranë 24°C · Kryesisht kthjellët 21 May 2026
S&P 500 7,408 ▼0.33%
DOW 49,927 ▼0.16%
NASDAQ 26,153 ▼0.45%
NAFTA 100.29 ▲2.07%
ARI 4,521 ▼0.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.4232 EUR/MKD 61.6970 EUR/RSD 117.4126 EUR/TRY 52.9969 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.4232 EUR/MKD 61.6970 EUR/RSD 117.4126 EUR/TRY 52.9969 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $77,085 ▼ -0.31% ETH $2,125 ▼ -0.5% XRP $1.3596 ▼ -1.15% SOL $86.1900 ▼ -0.42%
S&P 500 7,408 ▼0.33 % DOW 49,927 ▼0.16 % NASDAQ 26,153 ▼0.45 % NAFTA 100.29 ▲2.07 % ARI 4,521 ▼0.33 % S&P 500 7,408 ▼0.33 % DOW 49,927 ▼0.16 % NASDAQ 26,153 ▼0.45 % NAFTA 100.29 ▲2.07 % ARI 4,521 ▼0.33 %
EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.4232 EUR/MKD 61.6970 EUR/RSD 117.4126 EUR/TRY 52.9969 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.4232 EUR/MKD 61.6970 EUR/RSD 117.4126 EUR/TRY 52.9969 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.5974
21 May 2026
Breaking
Politika

45 vjetori i revoltës së Spaçit, Meta: Të përballemi me të shkuarën komuniste

“Tragjeditë e së kaluarës komuniste nëse harrohen janë të destinuara të rikthehen në një formë apo mënyra të tjera, prandaj përballja me të shkuarën është prioritet i shoqërisë dhe politikës”, deklaroi sot presidenti Ilir Meta në ceremoninë e 45 vjetorit të revoltës së Spaçit.

Në fjalën e tij, Meta tha se jemi në rrënoja e amfiteatrit të burgut të Spaçit më të përgjakur të krimeve të diktaturës në Shqipëri, për të prekur nga afër të vërtetën e një historie të pazakontë qëndrese heroike dhe për t’u takuar me ju familjet tuaja që keni përjetuar përndjekje dhe dhimbjet e një diktaturë nga më të egrat në botë.

“Spaçi, si të gjithë burgjet dhe kampet e diktaturës ka gjurmët e një persekucioni të pa mëshirshëm, por dhe të një qëndrese  që na bën krenarë si popull. Akti vetëmohues i martirëve të demokracisë, Skënder Dajës, Dervish Bejkos, Hajri Pashajit dhe Pal Zefit dhe gjithë kryengritësve të revoltës së Spacit ishte shkreptima që ndriçoi në errësirën e kohës të vërtetën e hidhur të shtetit totalitar. Heronjtë e Spaçit, sakrifikuan jetën dhe vitet e tyre më të bukura. Në kujtesën e kombit, ata do jenë shembull i vetëdijes qytetare dhe kombëtare për të ardhmen”, tha ai.

Meta shtoi se “sot është një ditë kujtese por dhe reflektimi, prandaj përballja me të shkuarën dhe çlirimi i shoqërisë nga makthi i krimeve të diktaturës ngelet prioritet serioz për të gjithë politikën dhe shoqërinë tonë. Përvoja  botërore na mëson se tragjeditë e së kaluarës nëse harrohen janë të destinuara të rikthehen në një formë apo mënyra të tjera. Kështu zbehja e kujtesës historike krijon premisë  për tendenca të totalitarizmit, por dhe tendenca të ksenofobisë, ekstremizmit, krimit dhe përjashtimit”.

“Ne jemi një komb europian dhe historia jonë nuk mund të trajtohet jashtë perspektivës europiane të Shqipërisë. Mos të harrojmë se vetë integrimi europian është krijuar dhe ka në themel një aleancë kundër tmerreve të diktaturave të kaluara panfashiste dhe komuniste. Ky projekt vazhdon. Në këtë këndvështrim, vendi unë duhet të vazhdojë trajtimin e së kaluarës me transparencë dhe drejtësi për rehabilitimin dhe dëmshpërblimin e plotë të shtresë së të përndjekurve politikë”.

Po ashtu, Meta tha se “disidenca shqiptare duhet jo vetëm të kujtohet në ngjarje të veçanta si kjo e sotmja por të shkruhet dhe të plotësohet e gjithë historia e saj. Ngritja e përmendoreve në kujtim të disidencë, të viktimave të pafajshme të diktaturës, është një detyrim i të gjithë shoqërisë ashtu siç është detyrim gjetja e eshtrave të të zhdukurve gjatë kësaj periudhe” .

“Uniteti shoqëror, paqja sociale  janë atribute të shoqërive të hapura që nuk harrojnë tragjeditë e së shkuarës që respektojnë njëri-tjetri”, tha Meta.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.