Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 08 April 2026
S&P 500 6,617 ▲0.08%
DOW 46,584 ▼0.18%
NASDAQ 22,018 ▲0.1%
NAFTA 95.66 ▼15.31%
ARI 4,844 ▲3.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $71,730 ▲ +4.3% ETH $2,255 ▲ +6.89% XRP $1.3807 ▲ +5% SOL $84.5500 ▲ +5.49%
S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 95.66 ▼15.31 % ARI 4,844 ▲3.39 % S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 95.66 ▼15.31 % ARI 4,844 ▲3.39 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
08 Apr 2026
Breaking
Kronika

50 mijë lekë gjobë qytetarit, Prokuroria: 6 vjet burg për ish-shefin e OSHEE

Prokuroria e Matit kërkon dënimin me 6 vjet burgim, për ish-përgjegjësin e OSHEE për zonën e Burrelit, shtetasin Idriz Driçi, i akuzuar për “korrupsion pasiv..”. Nga hetimi dhe në gjykim rezultoi e provuar se Driçi, duke urdhëruar punonjësit e tij që të ndërhyjnë në mënyrë abuzive dhe të dëmtojnë sahatin elektrik të shtetasit D.K., i ka kërkuar dhe marrë shumën prej 50 mijë lekësh të reja, në këmbim të mos-kallëzimit për “shkeljen” e konstatuar në aparatin matës të abonentit. Gjykimi ndaj të pandehurit është zhvilluar me procedurë të shkurtuar.

Ngjarja për të cilën akuzohet i pandehuri Driçi ka ndodhur në 15 shtator 2015, kur disa punonjës të OSHEE, kanë shkuar në vend-ushtrimin e aktivitetit privat të shtetasit D.K., me qëllim kryerjen e një kontrolli “rutinor”. Gjatë kontrollit, njëri prej punonjësve të OSHEE-së, i ka këputur me pinca vulat e sahatit të energjisë elektrike në prani të të dëmtuarit dhe të tjerët e kanë kanosur, duke i thënë se do të njoftojnë policinë për ta arrestuar për “vjedhje energjie”. Megjithatë, sipas punonjësve të OSHEE, kjo situatë mund të zgjidhet nëse ai “bisedon” me përgjegjësin e tyre, shtetasin Idriz Driçi.

Shtetasi D.K., është takuar me përgjegjësin Driçi, i cili i ka kërkuar 50.000 lekë të reja që ai të mos vijonte procedurat e tjera penalizuese, pavarësisht faktit se dëmtimin e sahatit të energjisë elektrike e kishin kryer me dashje vartësit e tij të OSHEE-së. I dëmtuari D.K., ka deklaruar se nuk kishte mundësi për të bërë pagesën në atë moment dhe kanë lënë takim një ditë më pas për të dorëzuar shumën e kërkuar të parave.

Pas kësaj bisede, shtetasi D.K., ka bërë kallëzim penal në drejtorinë e Policisë së Qarkut Dibër. Pasi është referuar ky rast në Prokurorinë e Matit, nga ana e prokurorit është lejuar veprimi i mbikëqyrur i dhënies së parave.

Ky veprim është kryer në datë 16 shtator 2015, ora 09.40’, dhe gjatë këtij veprimi është fiksuar fakti se shtetasi D.K., i ka dhënë të pandehurit Idriz Driçi shumën prej 50.000 lekësh, të cilat janë marrë nga ana e tij. Pas marrjes së kësaj shume, i pandehuri Idriz Driçi është futur në automjetin e punës dhe më pas është ndaluar nga ana e forcave të policisë së Drejtorisë së Policisë së Qarkut Dibër. Gjatë kontrollit personal të tij, i është gjetur shuma prej 50.000 lekësh që i ishte dhënë nga ana e shtetasit D. K.

Në këto rrethana, nga ana e policisë gjyqësore është kryer arrestimi në flagrancë i të pandehurit Idriz Driçi, për kryerjen e veprës penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”. Në seancë gjyqësore, gjatë shqyrtimit të kërkesës për vlerësimin e arrestimit të tij dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, i pandehuri Idriz Driçi ka pranuar faktin se është autor i kryerjes së veprës penale.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.