Europa

6 zgjedhjet që mund të ndryshojnë përgjithmonë Europën

Në një kohë kur grupet e të së djathtës në të gjithë Europën po marrin gjithnjë e më shumë forcë, këto 6 procese zgjedhore që do të mbahen në të gjithë kontinentin europian së shpejti mund të jenë “një ndëshkim për Bashkimin Europian”, paralajmëron në një artikull ‘The Independent’.

4 Dhjetor 2016; Referendumi italian

58404d46c4618880188b467e

Vëmendja më e madhe këtë fundjavë do të përqendrohet tek referendumi italian mbi reformat kushtetuese të propozuara nga kryeministri Matteo Renzi. Sipas “The Independet”, Renzi ka bërë “gabimin kardinal” të kërcënojë se do të japë dorëheqjen nëse këto ndryshime refuzohen, rezultat shumë i mundshëm duke gjykuar nga sondazhet e publikuara disa javë më parë. Nëse ndodh kështu vendi mund të zhytet në një krizë politike dhe financiare që do të kishte potencialit të shkatërrojë euron.

4 Dhjetor 2016, Përsëritja e presidencialeve austriake

58404dccc36188b7668b4679

Më 4 dhjetor do të përsëriten zgjedhjet presidenciale austriake, ku udhëheqësi i partisë ultranacionaliste FPO, Norbert Hofer, duket se është favorit. Megjithëse Presidenti në Austri ka një rol ceremonial, fitorja eventuale e tij do të ishte një rezultat shumë i rëndësishëm për të djathtën “euroskeptike anti-emigracion”, sepse do të ishte hera e parë që një përfaqësues i së djathtës ekstreme zgjidhet kreu i shtetit, apo qeverisë që prej Luftës së Dytë Botërore.

15 Mars 2017, Zgjedhjet e përgjithshme në Holandë

Partia e Lirisë, një formacion i ekstremit të djathtë, po udhëheq sondazhet në Holandë. Nëse ajo fiton zgjedhjet, ai që ka qenë gjithmonë një komb euroskeptik i butë, do të anojë akoma më shumë në këtë drejtim. “Prisni më pak mbështetje për anëtarët e dobët të eurozonës, më shumë presion për të kufizuar emigracionin dhe më shumë presion mbi minoritetet”, parashikon ‘The Independent’.

4 Maj 2017, Zgjedhjet lokale britanike

Edhe pse ka pak gjasa që këto zgjedhje të kenë një ndikim ndërkontinental, konservatorët dhe Partia e Pavarësisë në Mbretërinë e Bashkuar mund të marrin një rezultat të mirë, të cilin do ta përdorin si një konfirmim të votës së ‘Brexit’. Në mënyrë të ngjashme, një rezultat i keq i Partisë Laburiste do të rriste shanset për një fitore konservatore në zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme, gjë që sërish do të mbështeste “Brexit”.

7 Maj 2017, Zgjedhjet presidenciale në Francë

58404ef7c36188b7668b467c

Edhe pse sondazhet tregojnë se konservatori Francois Fillon ka më shumë gjasa se Marine Le Pen, shumë janë të shqetësuar. Edhe nëse Le Pen nuk fiton, në qoftë se një nga tri votues francezë vendosin ta mbështesin, do të ishte “një rezultat i jashtëzakonshëm” dhe i paimagjinueshëm deri kohët e fundit, dhe do t’i shtohej situatës “anti – evropiane”, “antieuro” dhe “anti – emigracion” që po shtrihet në Perëndim.

22 tetor 2017: Zgjedhjet në Gjermani

Kjo është data e fundit për zgjedhjet, që mund të mbahen më 27 gusht. Edhe pse duket se Angela Merkel do të zgjidhet për një mandat të ri, e djathta ekstreme Alternativ für Deutschland (AFD) merr 13% në sondazhe, një rezultat që mund të jetë “lehtësisht i mjaftueshëm” për të marrë vende në Bundestag dhe të jetë një burim i vazhdueshëm kundërshtimi ndaj BE-së  për çështje të tilla si subvencionet në Greqi dhe Itali dhe, natyrisht, emigrimit. /DITA

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button