66 mijë euro për të parë finalen e 19 korrikut, rritej drastikisht biletat e botërorit
Aty, te “kafazi i pëllumbave”, mund ta gjesh një vend për 7.340 euro. Është thuajse jashtë stadiumit, por … është finalja e Kupës së Botës.
Nëse mendoni se ajo e së dielës është ndeshja e jetës për ju dhe nuk do të kurseheni aspak për ta parë, mund ta blini një biletë për 66.012 euro. Dhe pastaj të shkoni në “MetLife Stadium”. Treni nga Manhattan normalisht kushton 12 dollarë, kurse tani 90, taksitë dhe kompanitë private i janë përshtatur trendit të përgjithshëm dhe kanë rritur çmimet.
Po ushqimi? Të ushqehesh në stadiumet e Botërorit (nëse bileta nuk përfshin një paketë me catering) të kushton jo pak. Çmimet e cituara më lart janë të luhatshme, duke parë që biletat janë si aksionet e një kompanie të madhe, që rriten dhe ulen sipas kërkesës së tregut dhe ofertës.
Ethet e finales janë shumë të mëdha dhe këto çmime janë “second-ticketing”, me oferta të lira në internet. Por, biletat e fundit që dolën në shitje nga FIFA, rreth 1200, kushtonin 6.471 euro secila.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.