☁️
Tiranë 18°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,477 ▲ +0.38% ETH $2,249 ▲ +0.58% XRP $1.2501 ▲ +0.76% SOL $95.8400 ▲ +1.39%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

7.8 milionë denarë dëmshpërblim për Ziadin Selën për ngjarjet e 27 prillit

Gjykata e Apelit në Shkup ka marrë vendim të formës së prerë me të cilin pjesërisht e ka pranuar ankesën e Ziadin Selës dhe ka rritur shumën e dëmshpërblimit që Republika e Maqedonisë së Veriut duhet t’ia paguajë për dëmin jomaterial të pësuar gjatë sulmit në Kuvend më 27 prill 2017.

Me aktgjykimin e Apelit, shteti obligohet t’i paguajë Selës gjithsej 7.800.000 denarë për cenimin e të drejtave personale lidhur me shëndetin e tij fizik dhe psikik.

Sipas arsyetimit të Gjykatës së Apelit, gjykata e shkallës së parë nuk e ka vlerësuar në mënyrë të mjaftueshme seriozitetin e dëmit të shkaktuar, si dhe nuk ka marrë parasysh të gjitha rrethanat relevante që ndikojnë në përcaktimin e një kompensimi të drejtë.

“Shumat e përcaktuara në aktgjykimin e shkallës së parë nuk e përmbushin qëllimin e kompensimit, nuk mundësojnë dëmshpërblim real dhe nuk e pasqyrojnë seriozitetin e lëndimeve që ka pësuar paditësi si pasojë e ngjarjes kritike”, thuhet në arsyetimin e vendimit.

Sipas aktgjykimit, kompensimi ndahet si vijon:

1.500.000 denarë për dhimbjet fizike; 900.000 denarë për frikën e përjetuar; 3.000.000 denarë për dhimbjet shpirtërore si pasojë e zvogëlimit të aktivitetit të përgjithshëm jetësor; 600.000 denarë për dhimbjet shpirtërore për shkak të shëmtimit; 600.000 denarë për cenimin e dinjitetit personal; 600.000 denarë për cenimin e nderit; 600.000 denarë për cenimin e reputacionit.

Gjykata e Apelit njëkohësisht e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Avokaturës së Shtetit, e cila kishte kërkuar shfuqizimin e aktgjykimit dhe rigjykimin e lëndës.

Në padinë e tij civile, Ziadin Sela kishte kërkuar gjithsej 61 milionë denarë si kompensim për dëmin e pësuar gjatë ngjarjeve të dhunshme në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut më 27 prill 2017.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.