72-vjeçarja gjendet pa shenja jete në Zym të Prizrenit, dyshohet se ra nga ballkoni
72-vjeçarja u gjet e pajetë të martën në shtëpinë e saj; Prokurori i Shtetit urdhëroi inicimin e rastit si "Hetim i vdekjes"
Një grua 72-vjeçare është gjetur pa shenja jete të martën në shtëpinë e saj në fshatin Zym të Prizrenit, siç njofton Klan Kosova.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi. Rasti është raportuar në Polici rreth orës 12:38, pasi Qendra Emergjente kishte njoftuar për një person të gjinisë femërore të gjetur pa shenja jete.
Prokurori i Shtetit është njoftuar dhe ka urdhëruar inicimin e rastit si “Hetim i vdekjes”. Nga hetimet fillestare dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një rasti aksidental, pasi viktima dyshohet se ka rënë nga ballkoni i shtëpisë së saj.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia policore, hetuesi kujdestar dhe njësia e kriminalistikës, ndërsa rastin e kanë trajtuar edhe hetuesit rajonalë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.