Disa bimë funksionojnë shumë mirë edhe si pastruese të ajrit dhe të keni disa të tilla në familjen tuaj është një ide fantastike.
Ekspertët e NASA shpjegojnë se këto bimë largojnë të gjitha toksinat e dëmshme dhe rrisin nivelin e oksigjenit.
Këshillohet që të përdorni 15 bimë që filtrojnë ajrin për çdo 600 metra katror.
Mbi të gjitha këshillohet që të keni gjithmonë një bimë të tillë në banjo, ku niveli i toksinave të dëmshme është shumë i lartë.
Në fakt, një bimë, e cila përmban nivelin më të madh të oksigjenit dhe që ju mund ta rrisni në shtëpinë tuaj është ajo e Aloe Verës.
Ajo pastron ajrin dhe rrit në mënyrë të madhe nivelin e oksigjenit në hapësirën e shtëpisë tuaj.
A mund ta besoni që vetëm një bimë e Aloe Verës ka të njëjtin efekt si 9 bimë të tjera që pastrojnë ajrin? Kështu që mos e mendoni dy herë dhe mbilleni një bimë të Aloe Verës në ballkonin tuaj.
Jo vetëm që do të pastrojë ajrin, por njëkohësisht do të kryejë shumë funksione të tjera.