Nga Facebook

Haxhi Bardhi dhe herezia e krahasimit me vitin 1938

Koco Broka

Kur e kam pyetur dajon, ekonomist që ka kryer studimet në fund të viteve 50-të, në Universitetin e Tiranës, që aktualisht po hyn në nëntëdhjetat, Cilët kanë qënë disa nga pedagogët në Universitet? Ai me një timbër e ndjenjë respekti të veçantë, fillon të numurojë: Haxhi Bardhi na ka dhënë Statistikën Ekonomike…e vazhdon më tej. Kur më ka rënë rasti të shfletoj e lexoj librin e këtij ekonomisti dhe pedagogu të shquar, nuk është vështirë të kuptoj këtë respekt të veçantë ndonse kanë kaluar mbi 60 vjet. Lexoj psh pasqyrën, SKEMA E BILANCIT TË PËRGJITHSHËM FINANCIAR TË EKONOMISË POPULLORE –BILANCI I PRODHIMIT, SHPËRNDARJES DHE PËRDORIMIT PËRFUNDIMTAR TË PRODHIMIT SHOQËROR DHE TË ARDHURAVE KOMBËTARE, ku jepen Produkti Shoqëror, Shpenzimet Materiale, Të Ardhurat Kombëtare, ndarjen e përdorimin e kësaj të fundit në Konsum dhe Akumulim, dhe për ne që kemi jetuar ekonominë e centralizuar na jepet një përfytyrim konkret, për këta tregues sintetikë makroekonomikë. A e na krijohet ky përfytyrim konkret në mendim, kur flitet apo jepet ndonjë pasqyrë për Produktin e Brendshëm Bruto!? Personalisht druaj.

Por se sa i qartë është Haxhi Bardhi në trajtesat e librin e tij, le të shohim një nga “herëzitë” e tij apo të kohës së tij, si vlerësohet sot nga shumëkush krahasimi me vitin 1938, apo një pamje të ecurisë të njërit prej treguesve kryesorë demografikë, atë të lindjeve në disa nga shtetet kryesore të Europës. Miq të mij u hidhni një sy e vëzhgim pasqyrave statistikore nga libri i Haxhi Bardhit, STATISTIKA EKONOMIKE, dhe krahasojeni me ndonjë nga librat, artikujt e pedagogëve të sotëm e sidomos të atyre që po hyjnë në grevë urije dhe shprehni mendimin tuaj, për plejadën e pedagogëve që hodhën themelet e ngritjes të UNIVERSITETIT TË TIRANËS. Në pasqyrën e parë jepen Lindjet për 1000 banorë , në Francë, Austri, Angli, e Gjermani , për periudhën më të mirë në shek XIX, mesatarisht ne vitet 1911-1914, 1937, 1947, 1957. Psh në Francë ky tregus ka qënë sipas viteve të sipër përmendura respektivisht 32 , 19, 15, 21.2, 18.4 lindje për 1000 banorë. Sipas të dhënave në pasqyrën e dytë, popullsia në qytet ndaj popullsisë gjithsej në vendin tonë ka qënë në vitin 1938 15.4%, në vitin 1955-27.5 %, në vitin 1960 30.9 %. Ketu po shtoj se popullsia qytetare në vitin 1945 ishte 21.3% ndërsa në vitin 1990 36.1%. Mund te thote dikush se sa ishte popullsia e qyteteve ne % ndaj popullsise gjithsej p.sh. ne vitin 2015 apo 2020? Vëzhgim dhe lexim të mbarë!

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button