Home / Ekonomia / Krifca në Romë: Diskutuam me drejtorin e FAO-s mundësinë e mbajtjes së konferencës evropiane në Shqipëri

Krifca në Romë: Diskutuam me drejtorin e FAO-s mundësinë e mbajtjes së konferencës evropiane në Shqipëri

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca kryesoi  Konferencën e 171-të të Këshillit të Organizatës Botërore të Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO), që po zhvillon punimet në Romë, Itali.
Ministrja zhvilloi një takim me Qu Dongyu, Drejtor i Përgjithshëm i Organizatës Botërore për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO).
Krifca informoi se në takim u diskutua për të nxitur një kalendar më intensiv të projekteve që ndjekim me FAO-n në Shqipëri për zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë, shtimin e prezencës së ekspertizës ndërkombëtare në shërbim të politikave tona për rritjen e prodhimeve shqiptare, certifikimit të tyre dhe prezencës së shtuar në tregjet ndërkombëtare.
“E ftova drejtorin Dongyu në një vizitë për të parë realitetin tonë bujqësor në Shqipëri, si dhe diskutuam mundësinë e organizimit të Konferencës Rajonale Evropiane të FAO për herë të parë në Shqipëri”, shprehet ministrja.

Leave a Reply

%d bloggers like this: