Tiranë 20°C · Pjesërisht vranët 13 September 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 100.05 ▼2.37%
ARI 4,409 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081
₿ CRYPTO
BTC $77,320 ▲ +0.15% ETH $2,523 ▲ +0.44% XRP $1.3680 ▲ +0.32% SOL $101.8200 ▲ +0.18%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081
13 Sep 2026
Breaking
Ekonomia

Energjia si sfidë e përbashkët, Komuniteti i Energjisë mbledh palët kontraktuese përfshirë Shqipërinë

Kriza e energjisë është sfida e përbashkët e shumicës së vendeve sot në botë dhe tryezat për të siguruar furnizimin dhe minimizuar pasojat nuk mungojnë.

Sekretariati i Komunitetit të Energjisë mblodhi të martën e kësaj jave palët kontaktuese ku bën pjesë Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova*, Maqedonia e Veriut, Gjeorgjia, Moldavia, Mali i Zi, Serbia dhe Ukraina për të diskutuar rreth adresimit të sfidave dhe krijimin e një tregu europian të energjisë.

Parlamentarët e Palëve Kontraktuese të Komunitetit të Energjisë dhe Parlamenti Evropian shkëmbyen pikëpamje mbi çështjet më të ngutshme në kontekstin e luftës së vazhdueshme në Ukrainë, shqetësimet për sigurinë e furnizimit me energji dhe rritjen e paprecedentë të çmimeve të energjisë.

Mbledhja e Plenumit Parlamentar u kryesua nga Inna Sovsun, Kryetare e Nënkomitetit për Integrimin Evropian dhe Anëtare e Komisionit për Energjinë e Verkhovna Rada në emër të Presidencës ukrainase të Komunitetit të Energjisë 2022. Morten Petersen, Zëvendëskryetar i Komisionit për Industri, Kërkimi dhe Energjia e Parlamentit Evropian mbajti fjalën hyrëse.

Sipas njoftimit plenumi diskutoi se si të adresohen ndikimet e rritjes së çmimeve dhe të sigurohet përballueshmëria e energjisë për qytetarët në kuadër të Komunitetit të Energjisë. U nënvizua se kriza aktuale paraqiti një mundësi për të përshpejtuar tranzicionin energjetik dhe integrimi i tregut evropian të energjisë dhe masat emergjente nuk duhet të rrezikojnë qëllimet afatgjata.

“Plenumi Parlamentar i Komunitetit të Energjisë mbledh së bashku përfaqësues nga çdo parlament kombëtar i Palëve Kontraktuese (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova*, Maqedonia e Veriut, Gjeorgjia, Moldavia, Mali i Zi, Serbia dhe Ukraina) dhe përfaqësues të Parlamentit Evropian.

Objektivi i Plenumit Parlamentar të Komunitetit të Energjisë është të adresojë sfidat e përbashkëta të energjisë dhe të mbështesë krijimin e një tregu evropian të energjisë që funksionon në të mirë të qytetarëve.

Takimi i Plenumit u zhvillua paralelisht me një seminar që përvijoi nismat e vazhdueshme të Komunitetit të Energjisë për të çuar përpara tranzicionin e drejtë energjetik dhe rolin kyç të parlamenteve në avancimin e këtij procesi, organizuar së bashku me Grupet Parlamentare të Gjelbër nga Ballkani Perëndimor në bashkëpunim me GIZ”thuhet në njoftimin e Sekretariatit. Ky aktivitet zuri vend përpara Këshillit Ministror të javës së ardhshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.