Bota

BE: Vendimi për F-16, vrull për dërgimin e avionëve luftarakë në fushën e betejës ukrainase

Vendimi i SHBA-së për të lejuar trajnimin e pilotëve ukrainas për të fluturuar me F-16, ka krijuar një vrull të pashmangshëm i cili në fund do t’i çojë avionët luftarakë në fushën e betejës ukrainase.
Kështu është shprehur shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, duke shtuar se: “E dini, është gjithmonë e njëjta gjë, ne diskutojmë, në fillim të gjithë hezitojnë.” 

Borrell dha shembullin e debatit të gjatë dhe kundërshtimit fillestar ndaj dërgimit të tankeve të avancuara të betejës Leopard në Ukrainë. Dhe në fund, me Leopardët e tashmë me F-16, vjen vendimi për të ofruar këtë mbështetje ushtarake sepse është absolutisht e nevojshme.

Nuk është marrë asnjë vendim për dorëzimin real të avionëve luftarakë të gjeneratës së katërt, por trajnimi i pilotëve tani – një proces që zakonisht zgjat disa muaj – do të ndihmojë në përshpejtimin e gatishmërisë për betejë pasi të merret një vendim zyrtar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button