☁️
Tiranë 21°C · Vranët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,757 ▲0.58%
DOW 52,856 ▲0.69%
NASDAQ 26,703 ▲1.05%
NAFTA 99.32 ▲2.23%
ARI 4,100 ▼1.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $81,711 ▼ -2.1% ETH $2,402 ▼ -2.69% XRP $1.3239 ▼ -2.42% SOL $104.3400 ▼ -2.37%
S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.32 ▲2.23 % ARI 4,100 ▼1.21 % S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.32 ▲2.23 % ARI 4,100 ▼1.21 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Opinion

A mund të mbyllet reforma pa u dëgjuar Veliaj?

Nga Altin Ketro

Komisioni parlamentar për reformën territoriale-administrative po i afrohet përmbylljes së mandatit dhe ka përfunduar pothuajse të gjitha konsultimet me kryetarët e bashkive dhe me publikun, si në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë, ashtu edhe në një sërë bashkish kryesore të vendit.
E vetmja bashki e papërfaqësuar në këto dëgjesa ka mbetur ajo e kryeqytetit, Tiranës. Kjo për shkak se prej afro 16 muajsh kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet në paraburgim.

Komisioni ka parashikuar një dëgjesë me Veliajn më 30 qershor, por realizimi i saj mbetet në varësi të vendimit të prokurorëve të SPAK-ut për autorizimin ose jo të pjesëmarrjes së tij.

Reforma territoriale-administrative është një nga ndërhyrjet më të rëndësishme në qeverisjen vendore. Ajo vjen si rishikim i reformës së vitit 2014, e cila u zbatua pas zgjedhjeve vendore të vitit 2015, dhe pritet të ndikojë drejtpërdrejt mënyrën e funksionimit të pushtetit vendor në vitet që vijnë. Pikërisht për këtë arsye, gjithëpërfshirja në proces nuk është një çështje formale, por një element thelbësor i legjitimitetit të saj.

Në këtë kuadër, do të ishte e paplotë që kryetari i Bashkisë së Tiranës të mos kishte mundësi të shpaloste qëndrimin e tij për një reformë që prek drejtpërdrejt territorin që ai ka qeverisur që nga viti 2015.

Pavarësisht vlerësimeve politike ndaj tij, Erion Veliaj mbetet kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Tiranës, një status i konfirmuar edhe nga Gjykata Kushtetuese.

Nëse prokurorët e SPAK-ut do të vendosnin të mos autorizonin pjesëmarrjen e tij në një dëgjesë me deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, duke e kufizuar në praktikë praninë e tij vetëm në hapësirën e procesit gjyqësor, kjo do të vinte në diskutim jo vetëm ushtrimin e të drejtave të një të zgjedhuri vendor, por edhe vetë respektimin e mandatit që i është dhënë nga qytetarët e Tiranës.

Në fund të fundit, çështja nuk është nëse dikush e pëlqen apo jo Erion Veliajn. Çështja është nëse një reformë që prek drejtpërdrejt kryeqytetin mund të konsiderohet e plotë dhe gjithëpërfshirëse pa dëgjuar zërin e institucionit që përfaqëson mbi një të tretën e popullsisë së vendit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.