A tentoi Policia të fshehë arrestimin e biznesmenit në Elbasan? Flet zv.ministri
Në lidhje me akuzat e opozitës ka reaguar sot edhe zv.ministri i Brendshëm, Julian Hodaj.
Hodaj, në News 24 hodhi poshtë akuzat e opozitës se policia e Elbasanit kishte tentuar të fshihte arrestimin e biznesmenit O.S që nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar, e që më pas rezultoi se udhëtonte me 863 mijë euro dhe dy patenta për mjete lundruese në emër të ish-ministrit Saimir Tahiri.
“Faktet janë aty, ky shtetas u ndalua nga policia e shtetit se nuk iu bind urdhrit të policisë, u kontrollua makina, u konstatuan paratë dhe u informua prokurori. Kush e njeh pak Kodin e Procedurës Penale e di që është prokurori ai që merret me këtë. Çdo gjë është e dokumentuar, prokuroria ka ndërhyrë në kohë reale dhe policia ka bërë punën e saj”,- tha ai.