☁️
Tiranë 13°C · Vranët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $80,477 ▼ -1.09% ETH $2,342 ▼ -2.4% XRP $1.2947 ▼ -0.77% SOL $101.4400 ▼ -2.14%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
24 Tet 2026
Breaking
Bota

Trump vizitë në Pearl Harbor

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kryer një vizitë në Pearl Harbor në Hawaii, përpara vizitave të tij në Azi.

Duke vizituar Pearl Harbor, në ishullin Oahu të Hawaii-t ku më 7 dhjetor 1941 avionët luftarakë të Japonisë kryen sulm, Trump ka vendosur kurorë me lule në memorialin USS Arizona, në përkujtim të ushtarëve që kanë humbur jetën në sulm. Trump, i cili me bashkëshorten e tij, Melania Trump ka hedhur lule të bardha në ujërat ku është mbytur anija luftarake, nuk ka bërë ndonjë deklaratë për gazetarët.

Ndërkohë bëhet e ditur se Trump ka kryer një takim me komandantë të nivelit të lartë në komandën amerikane të Paqësorit, ku parashikohet se në takim është diskutuar për kërcënimin në rritje të Koresë së Veriut për territoret amerikane në Paqësor.

Në sulmin e ndërmarrë 76 vite më parë nga Japonia në Pearl Harbor kanë humbur jetën rreth 2.400 ushtarë amerikanë. SHBA-ja pas sulmit të Japonisë në Pearl Harbor hyri në luftë. Nga ndikimi i bombave atomike që SHBA-ja hodhi në Hiroshima dhe Nagasaki parashikohet se kanë humbur jetën rreth 200 mijë persona nga të cilët shumica civilë. Japonia disa ditë pas hedhjes së bombave pranoi humbjen në Luftën e Dytë Botërore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.