☁️
Tiranë 20°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 104.15 ▲2.11%
ARI 3,966 ▼1.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $77,455 ▼ -3.23% ETH $2,234 ▼ -3.8% XRP $1.2481 ▼ -3.17% SOL $96.8900 ▼ -3.62%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 104.15 ▲2.11 % ARI 3,966 ▼1.62 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 104.15 ▲2.11 % ARI 3,966 ▼1.62 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Bota

PEKIN – Steinmeier: Besoj fort në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve tregtare me Kinën

PEKIN, 30 tetor /ATSH-DPA/ – Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier shprehu besimin se Gjermania dhe Kina mund të zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre tregtare, gjatë një takimi sot me kryeministrin kinez Li Qiang në Pekin

Një marrëveshje e arritur së fundmi për kufizimin e eksporteve të automjeteve hibride drejt Bashkimit Evropian tregon se edhe në çështjet e vështira mund të gjenden zgjidhje, deklaroi Steinmeier në fillim të takimit.

Presidenti gjerman ngriti gjithashtu shqetësimin për çekuilibrin në rritje të marrëdhënieve tregtare mes dy vendeve. Deficiti tregtar i Gjermanisë me Kinën arriti në afro 90 miliardë euro (100 miliardë dollarë) vitin e kaluar.

“Ne kemi ardhur me synimin për të ruajtur dhe forcuar kushtet për një shkëmbim të mirë ekonomik mes dy vendeve tona”, deklaroi Steinmeier, duke shtuar se problemet duhet të zgjidhen përmes dialogut dhe bashkëpunimit.

Ai theksoi se Kina mbetet një partner shumë i rëndësishëm për Gjermaninë, si partneri i saj më i madh tregtar, ndërsa vlerësoi ritmin mbresëlënës të zhvillimit teknologjik dhe ekonomik të vendit. Nga ana e tij, kryeministri Li Qiang e cilësoi Steinmeierin një “mik të vjetër dhe të mirë” të Kinës.

Presidenti gjerman ka kryesisht një rol ceremonial, por shpesh shprehet për çështje të politikës së jashtme dhe marrëdhënieve ndërkombëtare.

Steinmeier përfundon sot vizitën e tij gati njëjavore në Kinë, gjatë së cilës pritet të takohet edhe me presidentin kinez Xi Jinping./ /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.