☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,827 ▼ -0.07% ETH $2,237 ▲ +0.25% XRP $1.1624 ▼ -2.06% SOL $89.7000 ▼ -0.74%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Sporti

Abissnet Superiore, Starova: Kampionat shumë interesant, “Final Four” do të jetë spektakël

Emocionet në kampionatin “Abissnet Superiore” vijnë gjithnjë në rritje, teksa sezoni i rregullt po shkon drejt fazës vendimtare. Me vetëm tre javë të mbetura deri në përfundim, gara është bërë më e fortë se kurrë, pasi të dhjeta skuadrat vijojnë të luftojnë për objektivat e tyre.

Interesi i lartë dhe rivaliteti i fortë që ka karakterizuar këtë edicion konfirmohet edhe nga specialistë të futbollit. Në një prononcim për fshf.org, Sulejman Starova vlerëson nivelin e kampionatit dhe e cilëson fazën “Final Four” si një moment kulmor për futbollin shqiptar.

“Jam i bindur që “Final Four” do të jetë një spektakël, sepse nisem edhe nga dy ndeshjet e fundit. Nivel i kënaqshëm me dy kryevepra: derbi, vitrina e futbollit shqiptar, ku i kishte të gjitha, spektakël i vërtetë, ambienti, atmosfera, tifozët, spektakli gjatë 90 minutave. Një ndeshje që i kishte të gjitha: gola, ritëm, luftë, duele, vendosje të mirë të skuadrave në fushë, kishte edhe përmbysje rezultati që e bëri shumë emocionale.

Po kështu, ndeshja e dy skuadrave që kryesojnë, dy më të mirat, AF Elbasani dhe Vllaznia, ishte gjithashtu fantastike. Me rregullin që funksionon, ku përgjysmohen pikët, sigurisht që për të dalë kampion kjo është ideja e të dy skuadrave që u ndeshën.

Vazhdon gara për vendin e katërt mes Dinamos dhe Partizanit. Kur të gjitha skuadrat luftojnë deri në ditën e fundit për të plotësuar objektivat, kjo është një gjë fantastike.

Faktet janë që kampionati është bërë shumë interesant. Skuadrat elitare do të përplasen në “Final Four”. Do të jetë një spektakël dhe jam i sigurt që stadiumi, në të gjitha ndeshjet, do të jetë me numër të konsiderueshëm spektatorësh”, – përfundon Sulejman Starova.

Në një sezon ku balanca dhe konkurrenca kanë qenë të pranishme në çdo javë, “Abissnet Superiore” po konfirmohet si një kampionat gjithnjë e më tërheqës, duke premtuar emocione të forta deri në momentet e fundit dhe një fazë “Final Four” që pritet të sjellë spektakël dhe interes të lartë për publikun.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.