☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,827 ▼ -0.07% ETH $2,237 ▲ +0.25% XRP $1.1624 ▼ -2.06% SOL $89.7000 ▼ -0.74%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Politika

Progres-Raporti i KE, ministri Gonxhja takohet me ambasadoren e BE-së: Shqipëria avancon drejt Bashkimit Evropian, përafrim m

Ministri Blendi Gonxhja u takua me ambasadoren e Bashkimit Europian, Sofia Moreira de Sousa, e cila i dorëzoi progresraportin për Shqipërinë.

Gonxhja tha se raporti vlerëson përparimin në kulturë dhe në mbrojtjen e së drejtës së autorit, ndërsa kapitulli i negociatave për arsimin dhe kulturën është mbyllur përkohësisht.

Për procesin e integrimit, ministri veçoi rekomandimin e Komisionit Europian që Këshilli të nisë në vitin 2027 përgatitjet për hartimin e Traktatit të Anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Postimi i plotë i ministrit Gonxhja:

“Raporti i Progresit 2026 i Komisionit Evropian konfirmon arritje të rëndësishme në fushat e kulturës, rinisë dhe pronësisë intelektuale, duke vlerësuar pozitivisht reformat dhe përafrimin me standardet evropiane.

Me Ambasadoren e re të Bashkimit Europian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, diskutuam mbi projektet e përbashkëta, detyrat dhe prioritetet.

Kultura – Kapitulli 26: Mbyllje e përkohshme e kapitullit dhe vlerësim me progres të mirë, një arritje që reflekton angazhimin për zhvillimin e kulturës, bashkëpunimin evropian dhe krijimin e më shumë mundësive për të rinjtë.

E drejta e autorit – Kapitulli 7: Progres i mirë në mbrojtjen e pronësisë intelektuale, me hapa konkretë për forcimin e të drejtave të krijuesve dhe përafrimin e legjislacionit me standardet e BE-së, me miratimin e Ligjit për të Drejtën e Autorit dhe të Drejtave të lidhura me to.

Kapitujt 1 dhe 29: Vijojmë kontributin aktiv në procesin e negociatave për lëvizjen e lirë të mallrave dhe bashkimin doganor, veçanërisht për mbrojtjen dhe qarkullimin e pasurive kulturore, duke adresuar me prioritet detyrimet e mbetura.

Integrimi evropian është një mundësi për të forcuar institucionet, për të mbrojtur trashëgiminë, për të mbështetur krijimtarinë dhe për t’u hapur të rinjve shqiptarë horizonte të reja evropiane.

Rekomandimi më i rëndësishëm në Progres Raportin e këtij viti: “Komisioni Evropian ka rekomanduar që Këshilli të nisë, gjatë vitit 2027, përgatitjet për hartimin e Traktatit të Anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian”!

Konkretisht një vëmendje të veçantë i kushtuam Parkut Arkeologjik Bylis–Klos, ku Bashkimi Europian po mbështet një investim të rëndësishëm prej 6.25 milionë eurosh, që ndërthur ruajtjen e trashëgimisë kulturore me zhvillimin ekonomik të komunitetit lokal.

Falenderues për mbështetjen e vazhdueshme të Bashkimit Europian në realizimin e programeve dhe projekteve me ndikim konkret për vendin, për artin dhe krijimtarinë, trashëgimisë kulturore, rininë dhe sportet, si dhe mundësitë për nisma të reja që nxisin zhvillimin e qëndrueshëm dhe promovimin e potencialit turistik të Shqipërisë”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.