🌤️
Tiranë 10°C · Kryesisht kthjellët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,857 ▲ +0.14% ETH $2,237 ▲ +0.54% XRP $1.1634 ▼ -1.75% SOL $89.8300 ▼ -0.22%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

GAZA – Reshjet e dendura të shiut lënë pa strehë dhjetëra mijëra të zhvendosur

GAZA, 7 nëntor /ATSH-AFP/ – Reshjet e dendura të shiut në Rripin e Gazës kanë shkaktuar përmbytjen e dhjetëra mijëra çadrave ku strehohen personat e zhvendosur, duke i lënë ata pa strehë dhe duke shkaktuar disa të plagosur, njoftuan sot autoritetet lokale.

Rreth 70 000 çadra, ku jetojnë dhjetëra mijëra persona të zhvendosur, u përmbytën gjatë ditës së parë të një stuhie që ka përfshirë territorin palestinez, bëri të ditur Zyra e Shtypit e qeverisë së kontrolluar nga Hamasi.

Sipas të njëjtit burim, dhjetëra mure dhe çati të dëmtuara u shembën, duke shkaktuar të plagosur, disa prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Qindra familje janë detyruar të largohen nga kampet e përmbytura të personave të zhvendosur në pjesën qendrore dhe veriore të Rripit të Gazës, si dhe në qytetin e Gazës.

Mbrojtja Civile ka marrë më shumë se 1 500 telefonata për ndihmë, ndërsa ekipet e saj po operojnë pa pajisjet dhe mjetet e nevojshme për të përballuar situatën.

Banorët shprehen të dëshpëruar për kushtet e vështira të jetesës.

“Nuk arritëm të shpëtonim dyshekët dhe të gjitha rrobat tona u lagën”, th Oum Mohamed al-Hersh, 45 vjeçe, e cila jeton me familjen në një çadër në perëndim të Gazës.

Ndërkohë, Maryam Odeh, 34 vjeçe, nga Deir al-Balah, tha se nuk di ku do të flenë fëmijët e saj dhe si mund t’i mbrojë ata nga moti i keq.

Koalicioni i organizatave palestineze të shoqërisë civile paralajmëroi për rrezikun e përhapjes së sëmundjeve dhe një katastrofe humanitare.

Autoritetet lokale kërkuan lejimin pa kufizime të ndihmave humanitare, duke theksuar se Gaza ka nevojë urgjente për 200 000 banesa të përkohshme, pajisje për largimin e rrënojave, si dhe rikthimin e energjisë elektrike dhe ngrohjes.

Sipas këshilltarit bashkiak të Gazës, Mustapha Qazzaat, hyrja e banesave të parafabrikuara është penguar dhe furnizimi me çadra është kufizuar që prej shpalljes së armëpushimit mes Hamasit dhe Izraelit në tetor 2025./ /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.