Tiranë 19°C · Pjesërisht vranët 15 Shtator 2026
S&P 500 7,586 ▼0.45%
DOW 52,093 ▼0.63%
NASDAQ 25,982 ▼0.78%
NAFTA 105.48 ▲4.03%
ARI 4,333 ▼0.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8558 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 91.7653 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3148 EUR/TRY 56.1678 EUR/JPY 178.34 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8558 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 91.7653 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3148 EUR/TRY 56.1678 EUR/JPY 178.34 EUR/CAD 1.6050
₿ CRYPTO
BTC $75,681 ▼ -4.1% ETH $2,399 ▼ -6.17% XRP $1.2837 ▼ -11.29% SOL $96.8400 ▼ -6.54%
S&P 500 7,586 ▼0.45 % DOW 52,093 ▼0.63 % NASDAQ 25,982 ▼0.78 % NAFTA 105.48 ▲4.03 % ARI 4,333 ▼0.43 % S&P 500 7,586 ▼0.45 % DOW 52,093 ▼0.63 % NASDAQ 25,982 ▼0.78 % NAFTA 105.48 ▲4.03 % ARI 4,333 ▼0.43 %
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8558 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 91.7653 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3148 EUR/TRY 56.1678 EUR/JPY 178.34 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8558 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 91.7653 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3148 EUR/TRY 56.1678 EUR/JPY 178.34 EUR/CAD 1.6050
15 Sht 2026
Breaking
Sporti

Abissnet Superiore: Vendosen fatet e një sezoni, 90 minutat e fundit të kampionatit

Java e 36-të dhe e fundit e sezonit të rregullt në Abissnet Superiore, ajo që ndan ëndrrën nga zhgënjimi luhet e gjitha të dielën në orën 16:00 dhe të 5-ta ndeshjet do të transmetohen drejtpërdrejt në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.

Vetëm 90 minuta për të vulosur fatet e një sezoni. Në qendër të vëmendjes është përballja në “Elbasan Arena”, aty ku Elbasani pret Tiranën. Bardheblutë zbresin në fushë me vetëm një objektiv, fitoren për të evituar fantazmat e rënies nga Kategoria ose Play-Out-in, megjithatë, përballë do të ketë një Elbasan që nuk fal në shtëpi dhe që kërkon ta mbyllë sezonin në vendin e parë, mes duartrokitjeve të tifozëve të vet. Kjo përballje që do të transmetohet në RTSH1.

Vora pret Bylisin në një përballje direkte për mbijetesë. Dy skuadra të ndara nga vetëm dy pikë në renditje dhe me fatin që mund të ndryshojë brenda pak sekondash. Këtë takim mund ta ndiqni në RTSH 2.

Ndërkohë, Teuta pret Egnatian me një mision të qartë. Durrsakët nuk kanë më llogari për të bërë, duhen 3 pikët në këtë ndeshje të fundit të kampionatit. Çdo gjë tjetër do t’i linte në mëshirën e rezultateve të rivalëve. Përballë do të ketë një Egnatia që kërkon ta mbyllë sezonin me autoritet dhe të ruajë ritmin para sfidave të ardhshme. Kjo sfidë do të transmetohet në RTSH 24.

Edhe në “Arena e Demave” pritet atmosferë elektrizuese, aty ku Partizani përballet me Dinamon në një duel krenarie mes dy emrave të mëdhenj të kryeqytetit. Derbin mund ta ndiqni në RTSH Sport.

Ndërsa në Shkodër, Vllaznia pret Flamurtarin e rënë nga elita. Këtë ndeshje mund ta ndiqni në RTSH Shkodra.

Renditja aktuale premton një pasdite emocionuese, me të gjitha takimet qe do të luhen në orën 16:00 dhe do të transmetohen drejtpërdrejt në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.