☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 06 Nëntor 2026
S&P 500 7,354 ▼4.36%
DOW 51,523 ▼3.44%
NASDAQ 24,315 ▼5.52%
NAFTA 90.10 ▼0.46%
ARI 4,073 ▼0.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
₿ CRYPTO
BTC $76,006 ▼ -4.65% ETH $2,241 ▼ -6.42% XRP $1.1882 ▼ -9.22% SOL $90.2300 ▼ -5.5%
S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.10 ▼0.46 % ARI 4,073 ▼0.98 % S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.10 ▼0.46 % ARI 4,073 ▼0.98 %
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
06 Nën 2026
Breaking
Kosova

“Mish i bluar e suxhuk” parandalohen mallra të kontrabanduara në Ranillug, vlera mbi 10 mijë euro

Në kuadër të zbatimit të Planit Operativ “Gatishmëria Vepruese 2026”, Njësiti i Task Forcës, i përbërë nga Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale e Kufirit – Jugu, në bashkëpunim me njësitet policore, bazuar në informacione operative, kanë ndërmarrë një aksion të shpejtë dhe të koordinuar në fshatin Korminjan, Komuna e Ranillugut.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se si rezultat i vëzhgimit intensiv dhe vendosjes së dy pritave policore, njësitet operative kanë arritur të identifikojnë dhe ndalojnë tre traktorë të tipit Rakovica, me rimorkio të improvizuara dhe pa targa regjistrimi, të cilët dyshohet se kishin hyrë në mënyrë të kundërligjshme nga Serbia, përkatësisht nga drejtimi i fshatit Konçul, duke shfrytëzuar rrugë malore dhe alternative në drejtim të fshatit Korminjan.

“Gjatë operacionit janë ndaluar tre persona të dyshuar, të nacionalitetit serb dhe shtetas të Republikës së Kosovës, të cilët dyshohet se ishin të përfshirë në kontrabandimin e mallrave përmes vijës kufitare. Gjatë kontrollit të detajuar të mjeteve janë zbuluar dhe sekuestruar mallrat si në vijim: 144 arka me birra të markave Heineken, Tuborg dhe Zaječarsko; 250 kilogramë mish i bluar; 2 thasë me suxhuk; 324 pula të gjalla; 2 printerë profesionalë; 2 pajisje të mëdha të rrjetit (switch) MikroTik; 5 pajisje të mesme të rrjetit (switch) MikroTik; 6 monitorë kompjuteri, 24 inç”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se vlera e përgjithshme e tregut e mallrave të sekuestruara vlerësohet paraprakisht të jetë mbi 10,000 (dhjetë mijë) euro, ndërsa vlera përfundimtare do të përcaktohet nga autoritetet kompetente pas përfundimit të procedurave përkatëse të vlerësimit.

“Gjithashtu, në kuadër të operacionit janë ndaluar edhe tre traktorët dhe rimorkiot e përdorura për transportimin e mallrave të dyshuara si të kontrabanduara. Të gjitha veprimet operative dhe procedurale janë zhvilluar në koordinim të plotë me prokurorin kompetent, ndërsa rasti është duke u trajtuar dhe hetuar nga Njësia e Hetimeve Rajonale e Drejtorisë Rajonale të Kufirit – Jugu. Dogana dhe Policia e Kosovës mbeten të vendosura dhe të pakompromis në parandalimin dhe luftimin e kontrabandës, krimit ndërkufitar dhe çdo aktiviteti tjetër të kundërligjshëm që cenon sigurinë, rendin juridik dhe interesat ekonomike të Republikës së Kosovës”. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.