Kronika
Abuzoi me vajzën e tij, pretenca kërkon 7.6 vite burg
Prokuroria e Tiranës ka dhënë sot pretencën për Fatos Gurakuqin, i cili akuzohet se ka abuzuar me vajzën e tij.
Organi i akuzës ka kërkuar 7 vite e 6 muaj burg për Gurakuqin duke paraqitur edhe provat shkencore. Megjithëse mbrojtja kërkoi përsëritje të ekspertizës, kjo kërkesë u hodh poshtë.
Nga raportimeve, intervistat dhe dëshmitë e sjella më parë nga BalkanWeb dyshohet se abuzimi u krye rreth një vit më parë dhe më shumë se një herë.
Por vetë 38-vjeçari, babai i 6 fëmijëve ka mohuar akuzat, duke u shprehur se është gjallë vetëm për të provuar të vërtetën dhe për të gjetur drejtësinë