Adele është martuar në fshehtësi? Rich Paul nxit aludimet me deklaratën e tij

Adele dhe partneri i saj, Rich Paul, kanë rikthyer vëmendjen te jeta e tyre private, pasi një deklaratë e fundit e agjentit sportiv ka shtuar dyshimet se çifti mund të jetë martuar në fshehtësi.
Gjatë një interviste të publikuar së fundmi nga “The Media Haus Co”, Rich Paul u sfidua të zgjidhte sa më shumë fjalë në një lojë brenda 60 sekondave. Kur u pyet se kur kishte luajtur për herë të fundit një lojë të tillë, ai u përgjigj me një fjali që nuk kaloi pa u vënë re.
“Ka kohë që nuk e kam bërë. Por gruaja ime i bën këto çdo ditë, çdo mëngjes”, u shpreh ai, duke iu referuar Adele-s.
Kjo deklaratë ka mjaftuar për të rikthyer spekulimet se dyshja mund ta ketë kurorëzuar lidhjen e tyre, ndonëse as këngëtarja dhe as partneri i saj nuk kanë konfirmuar zyrtarisht një martesë.
Dyshimet për një martesë të fshehtë kanë qarkulluar që prej vitit 2023, kur Adele thuhet se kishte deklaruar gjatë një spektakli të komedianit Alan Carr se ishte martuar. Në atë kohë, disa persona të pranishëm pretenduan se këngëtarja ishte përgjigjur “Unë u martova”, pasi ishte pyetur nëse dikush në sallë kishte bërë një hap të tillë.
Ndërkohë, në gusht të vitit 2024, Adele konfirmoi publikisht fejesën me Rich Paul gjatë një koncerti në Mynih. Kur një fans i propozoi për martesë, ajo u përgjigj se tashmë ishte duke u martuar.
Çifti është në një lidhje që prej vitit 2021 dhe përgjatë viteve ka preferuar ta mbajë romancën larg vëmendjes së tepërt mediatike.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.