☁️
Tiranë 19°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,619 ▼1.32%
DOW 52,106 ▼0.45%
NASDAQ 25,620 ▼2.16%
NAFTA 104.18 ▲2.14%
ARI 3,921 ▼2.74%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $77,472 ▼ -4.7% ETH $2,245 ▼ -4.35% XRP $1.2485 ▼ -4.24% SOL $94.9900 ▼ -6.74%
S&P 500 7,619 ▼1.32 % DOW 52,106 ▼0.45 % NASDAQ 25,620 ▼2.16 % NAFTA 104.18 ▲2.14 % ARI 3,921 ▼2.74 % S&P 500 7,619 ▼1.32 % DOW 52,106 ▼0.45 % NASDAQ 25,620 ▼2.16 % NAFTA 104.18 ▲2.14 % ARI 3,921 ▼2.74 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Futbolli ne Kosove

Ademi: Triumfi i Spanjës tregon se Evropa mbetet qendra e botës




July 27, 2026

Ademi: Triumfi i Spanjës tregon se Evropa mbetet qendra e botës


Kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka komentuar triumfin e Spanjës në Kupën e Botës 2026, duke e vlerësuar atë si një moment me rëndësi të veçantë për të gjithë kontinentin tonë.

I ftuar në emisionin SportCast të agjencisë së lajmeve Kosovapress, Ademi nëvizoi se rikthimi i trofeut më të çmuar të futbollit në Evropë konfirmon edhe një herë dominimin e futbollit evropian në skenën ndërkombëtare.

Pavarësisht raporteve politike jo të mira që Kosova ka me Spanjën, Ademi nëvizoi se në aspektin sportiv, suksesi i një kombëtareje evropiane ndikon pozitivisht te të gjithë anëtarët e UEFA-s, përfshirë edhe Kosovën. “Një e mirë është se Kupa e Botës erdhi në Evropë, duke pasur parasysh që kontinent ynë prin me klube, me futboll dhe me të gjitha kombëtaret – sidomos përmes nivelit të UEFA Champions League. pothuajse të gjithë futbollistët më të mirë të kontinenteve të tjera luajnë në ligat evropiane si në Spanjë, Gjermani, Itali e Belgjikë.

Nga aspekti i futbollit të UEFA-s, ardhja e Kupës së Botës këtu ka një impakt të madh për futbollin evropian dhe sigurisht edhe për atë të Kosovës”, tha ai.

Kreu i FFK-së zbuloi gjithashtu se përpara startit të fazës finale kishte parashikuar një ecuri fantastike të Spanjës dhe Francës, duke e parë këtë të fundit si favorite kryesore.

“Nëse e kam menduar se kush do të jetë fitues, një favorizim ia kam dhënë Francës – për mua ka qenë favoriti kryesor. Por edhe Spanja ka qenë në grupin e 3-4 ekipeve të mia favorite. Kam menduar se finalja do të jetë mes Spanjës dhe Francës. Franca ndoshta kishte ekipin më të kompletuar, por futbolli e tregoi sërish se është i paparashikueshëm. Spanja doli fituese dhe konfirmoi klasin e saj duke qenë njëkohësisht kampion evropian dhe kampion botëror”, shtoi Ademi.

Leave a Reply

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.