☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 16 August 2026
S&P 500 7,786 ▼0.17%
DOW 53,732 ▼0.2%
NASDAQ 26,729 ▼0.28%
NAFTA 82.40 ▲1.42%
ARI 4,437 ▲0.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.9042 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3307 EUR/TRY 55.4165 EUR/JPY 184.18 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.9042 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3307 EUR/TRY 55.4165 EUR/JPY 184.18 EUR/CAD 1.6057
₿ CRYPTO
BTC $63,156 ▲ +0.44% ETH $1,885 ▲ +0.29% XRP $1.0051 ▲ +1.28% SOL $75.5900 ▲ +0.65%
S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.40 ▲1.42 % ARI 4,437 ▲0.38 % S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.40 ▲1.42 % ARI 4,437 ▲0.38 %
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.9042 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3307 EUR/TRY 55.4165 EUR/JPY 184.18 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.9042 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3307 EUR/TRY 55.4165 EUR/JPY 184.18 EUR/CAD 1.6057
16 Aug 2026
Breaking
Bota

Adoleshenti akuzohet për vrasjen e nënës dhe vëllait, përdori ChatGPT-në për të krijuar “histori fantazie” mbi vrasjen e familjes

Një adoleshent nga Massachusettsi, i akuzuar për vrasjen e nënës dhe vëllait të tij më të vogël, kishte përdorur ChatGPT për të kërkuar “ide teorike ose histori fantazie” rreth vrasjes së familjes së tij, raporton CNN.

Të enjten, 17-vjeçari Arjun Aravind tha se ishte i pafajshëm ndaj dy akuzave për vrasje, dy akuzave për sulm dhe dhunë ndaj një anëtari të familjes, si dhe disa akuzave të tjera. Nëna e tij, Sudha Venkatesan, 45 vjeçe, dhe vëllai, Siddharth Aravind, 14 vjeç, u gjetën të vdekur të martën në banesën e tyre në Acton, rreth 32 kilometra në veriperëndim të Bostonit. Policia tha 17-vjeçari është i dyshuari kryesor për ngjarjen.

Arjun Aravind “kohët e fundit kishte shfaqur disa sjellje shqetësuese, përfshirë përdorimin e internetit dhe ChatGPT-së për të kërkuar ide teorike ose histori fantazie lidhur me vrasjen e familjes së tij”, u tha gazetarëve prokurorja e Qarkut Middlesex, Marian Ryan, duke iu referuar hetimit të autoriteteve.

“Ai përdorte ChatGPT-në për të krijuar histori fantazie, të ngjashme me romanet gotike. Bënte pyetje, krijonte personazhe dhe pyeste se çfarë do të ndodhte nëse një ngjarje e caktuar do t’i ndodhte dikujt. Këto histori duket se lidheshin me kërcënime që familja e tij të mos mbijetonte”, tha Ryan.

Sipas një raporti të policisë, në vendin e ngjarjes u gjetën një kompjuter portativ i dëmtuar rëndë dhe i mbuluar me gjak, si dhe një mjet i përkulur, që dyshohet se ishte një thikë me dorezë portokalli. Shkaqet e vdekjes së Venkatesanit dhe Siddharthit ende nuk janë përcaktuar.

Babai i adoleshentit u tha autoriteteve se, gjatë vitit të fundit, i biri kishte shfaqur probleme në sjellje.

Avokatja mbrojtëse Debra DeWitt deklaroi se adoleshenti nuk e kishte kuptuar se nëna dhe vëllai i tij kishin vdekur deri pas arrestimit. Teknologjia e inteligjencës artificiale dyshohet se ka pasur lidhje edhe me vepra të tjera penale. Gjatë pranverës, shteti i Floridës paditi kompaninë OpenAI, pronare të ChatGPT-së, duke pretenduar se platforma nuk ofronte mbikëqyrje prindërore, krijonte varësi te të miturit, dobësonte aftësitë e të menduarit kritik, ndihmonte autorët e sulmeve masive dhe nxiste vetëvrasjen.

OpenAI ka deklaruar se të miturit “kanë nevojë për mbrojtje të konsiderueshme” dhe se kompania ka vendosur masa dhe politika mbrojtëse që i konsideron ndër më të përparuarat në industri.

Gjykata urdhëroi që Aravind të mbahet në paraburgim pa të drejtë lirimi me kusht dhe t’i nënshtrohet një vlerësimi të shëndetit mendor. Seanca për shqyrtimin e provave paraprake u caktua për më 11 shtator. Policia shkoi të martën në banesën e familjes, pasi një mësues privat mbërriti për një takim të planifikuar, por nuk mundi të hynte. Më pas u njoftua babai i adoleshentit, i cili kërkoi që policia të kontrollonte gjendjen e familjarëve.

Efektivët gjetën brenda banesës dy viktimat, por jo 17-vjeçarin. Autoritetet dyshuan se ai ishte larguar me makinën që i përkiste nënës së tij. Të mërkurën në mëngjes, ndërsa po ndërhynte për një incident tjetër, policia në qytetin fqinj Wayland e gjeti Aravindin brenda makinës së nënës së tij, në një parking, dhe e arrestoi.

Sipas avokates mbrojtëse, familja ishte zhvendosur vetëm kohët e fundit në Acton për të siguruar “shkolla më të mira dhe një sistem më të mirë mbështetës për fëmijët”. “Ne vendosim një barrë të jashtëzakonshme mbi fëmijët tanë. E dimë se ata do të shohin dhe do të lexojnë për këtë ngjarje, me shumë gjasa në rrjetet sociale”, tha prokurorja Ryan. “Kjo është një tragjedi e papërshkrueshme. Është një ditë jashtëzakonisht e errët dhe, padyshim, një tragjedi e pakapërcyeshme për babanë e familjes.”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.