AFRIKA E JUGUT – Të paktën 27 të vrarë në dy sulme me armë zjarri
JOHANESBURG, 27 shtator /ATSH-DPA/- Të paktën 27 persona u vranë në dy sulme me armë zjarri në Afrikën e Jugut, të ndodhura brenda pak orësh, njoftoi sot policia.
Sipas burimeve, 17 persona u vranë dje në mbrëmje në një lokal në provincën Gauteng, pranë Johanesburgut.
Policia raportoi se tetë persona të armatosur kishin hapur zjarr ndaj klientëve, ndërsa 15 persona të tjerë ishin plagosur.
Sulmuesit fillimisht qëlluan njerëzit jashtë lokalit dhe më pas hynë brenda.
Ata përdorën pushkë AK-47 dhe pistoleta, morën telefonat e disa personave dhe u larguan me dy automjete.
Sipas policisë, 10 persona të tjerë u vranë sot në mëngjes në një restorant, ku po zhvillohej një barbekju, në zonën pranë Kejp Taun.
Burimet raportuan edhe 11 persona të plagosur.
Policia tha se nuk dihen ende motivet e dy sulmeve dhe deri tani nuk ka pasur arrestime. Policia ka nisur kërkimet për autorët. /



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.