🌤️
Tiranë 23°C · Kryesisht kthjellët 27 Shtator 2026
S&P 500 7,743 ▲0.51%
DOW 51,829 ▲0.93%
NASDAQ 27,069 ▲0.48%
NAFTA 92.41 ▼2.33%
ARI 4,321 ▲0.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1396 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9439 EUR/ALL 91.6215 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4773 EUR/TRY 55.7221 EUR/JPY 179.39 EUR/CAD 1.6108 EUR/USD 1.1396 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9439 EUR/ALL 91.6215 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4773 EUR/TRY 55.7221 EUR/JPY 179.39 EUR/CAD 1.6108
₿ CRYPTO
BTC $84,529 ▲ +0.47% ETH $2,692 ▲ +0.03% XRP $1.5217 ▼ -1.69% SOL $122.0200 ▲ +0.29%
S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 92.41 ▼2.33 % ARI 4,321 ▲0.54 % S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 92.41 ▼2.33 % ARI 4,321 ▲0.54 %
EUR/USD 1.1396 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9439 EUR/ALL 91.6215 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4773 EUR/TRY 55.7221 EUR/JPY 179.39 EUR/CAD 1.6108 EUR/USD 1.1396 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9439 EUR/ALL 91.6215 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4773 EUR/TRY 55.7221 EUR/JPY 179.39 EUR/CAD 1.6108
27 Sht 2026
Breaking
Bota

SHBA – Bessent: Presioni ekonomik ndaj Iranit po jep rezultate

UASHINGTON, 27 shtator /ATSH-AFP/ – Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, tha të shtunën se përpjekjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të izoluar ekonomikisht Iranin po japin rezultate, duke iu referuar masave të reja ndaj sektorëve bankar dhe ajror iranian.

Bessent tha se, me udhëzimin e tij, ekipe amerikane ishin dërguar në vende të ndryshme për të kërkuar masa ndaj Iranit.

Sipas tij, këto përpjekje “po japin rezultate”.

Ai përmendi si shembuj Turqinë dhe Omanin, të cilat kanë ndaluar fluturimet hyrëse të kompanisë ajrore private iraniane “Mahan Air”, si dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat kanë ndaluar fluturimet e kompanive ajrore iraniane.

Bessent përmendi gjithashtu masat ndaj sektorit bankar.

Banka Qendrore e Emirateve të Bashkuara Arabe ka bllokuar transaksionet me degët e “Bank Melli Iran”, ndërsa Turqia javën e kaluar i hoqi licencsën “Bank Mellat”, një bankë iraniane që prej vitesh është subjekt i sanksioneve perëndimore.

Sipas raportimeve të cituara nga Bessent, Departamenti amerikan i Thesarit ka zhvilluar diskutime me më shumë se 50 vende, në kuadër të përpjekjeve për të rritur presionin ekonomik ndaj Teheranit.

Masat janë pjesë e operacionit amerikan të quajtur “Operacioni Izolimi Ekonomik”, të nisur në gusht për të kufizuar lidhjet financiare dhe ekonomike të Iranit me pjesën tjetër të botës.

Megjithatë, jo të gjitha vendet po ndjekin të njëjtën linjë me Uashingtonin.

Kina, një partner i rëndësishëm ekonomik i Iranit, vazhdon të ketë lidhje me Teheranin dhe disa kompani ajrore iraniane, vijojnë të operojnë, veçanërisht në drejtim të Kinës. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.