TIFF 2026 mbyll edicionin e 24-t me ceremoninë e ndarjes së çmimeve
– Tirana International Film Festival (TIFF) mbyll sot edicionin e 24-t me ceremoninë e ndarjes së çmimeve, që do të zhvillohet në orën 20:00 në Kinema Millennium.
Ceremonia e mbylljes do të kurorëzojë filmat dhe autorët më të vlerësuar të edicionit të sivjetshëm, pas disa ditësh të dedikuara kinemasë, krijimtarisë dhe takimeve me kineastë vendas e ndërkombëtarë.
Organizatorët e festivalit kanë ftuar publikun të bëhet pjesë e ceremonisë finale, e cila shënon përfundimin e edicionit të 24-t të TIFF.
Një nga veçoritë e rëndësishme të TIFF është statusi i tij si festival kualifikues për Academy Awards® (Oscar). “Tirana International Film Festival – Best Short Film” është i përfshirë në listën zyrtare të festivaleve kualifikuese të Akademisë, çka u jep filmave fitues të kategorisë së filmit të shkurtër mundësinë për t’u konsideruar për Oscar, nëse plotësojnë edhe kriteret e tjera të Akademisë.
Me ceremoninë e sotme, TIFF përmbyll edicionin e 24-t, duke kurorëzuar krijimet më të spikatura të festivalit dhe duke vijuar traditën e tij si një nga ngjarjet më kryesore të kinemasë në Shqipëri.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.