☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 06 Nëntor 2026
S&P 500 7,354 ▼4.36%
DOW 51,523 ▼3.44%
NASDAQ 24,315 ▼5.52%
NAFTA 90.17 ▼0.39%
ARI 4,077 ▼0.9%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
₿ CRYPTO
BTC $76,252 ▼ -5.13% ETH $2,242 ▼ -7.34% XRP $1.2005 ▼ -8.98% SOL $90.1600 ▼ -6.8%
S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.17 ▼0.39 % ARI 4,077 ▼0.9 % S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.17 ▼0.39 % ARI 4,077 ▼0.9 %
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
06 Nën 2026
Breaking
Futbolli ne Kosove

Agim Ademi pret përgjegjësin e Konventës së Referëve, fokus zhvillimi i referimit në Kosovë





May 2026
M T W T F S S
  1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31

May 21, 2026

Agim Ademi pret përgjegjësin e Konventës së Referëve, fokus zhvillimi i referimit në Kosovë


Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka pritur në një takim zyrtar përgjegjësin e Konventës së Referëve për Kosovën, Nuno Castro, i deleguar nga UEFA.

Sipas Ademit, vizita e Castros përbën një moment të rëndësishëm për zhvillimin dhe avancimin e referimit në Kosovë, duke reflektuar mbështetjen dhe përkushtimin e vazhdueshëm të UEFA-s për ngritjen profesionale të gjyqtarëve kosovarë dhe forcimin e standardeve në futbollin vendor.

Postimi i Ademit:
Me kënaqësi të veçantë prita në takim Nuno Castro, përgjegjësin e Konventës së Referëve për Kosovën, të deleguar nga UEFA. Vizita e tij përbën një moment të rëndësishëm për zhvillimin dhe avancimin e referimit në vendin tonë, duke reflektuar përkushtimin e vazhdueshëm të UEFA-s për ngritjen profesionale të gjyqtarëve kosovarë dhe forcimin e standardeve në futbollin tonë.

Gjatë takimit zhvilluam diskutime shumë konstruktive rreth sfidave, objektivave dhe perspektivës së referimit në Kosovë. Përvoja, profesionalizmi dhe vizioni i Castro do të jenë një vlerë e madhe për sistemin tonë të referimit, ndërsa mbështetja e UEFA-s mbetet thelbësore në rrugëtimin tonë drejt profesionalizmit, integritetit dhe rritjes së cilësisë në çdo nivel të garave.

Kosova po dëshmon çdo ditë se posedon potencial, talent dhe kapacitete për të ndërtuar një sistem modern, të besueshëm dhe të standardeve evropiane në referim. Takime të këtij niveli janë dëshmi e qartë se puna, përkushtimi dhe vizioni ynë po vlerësohen dhe po marrin mbështetje nga institucionet më të rëndësishme të futbollit evropian.

Me këtë rast, Nuno Castro i shpreha gatishmërinë time dhe të Federatës së Futbollit të Kosovës për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë në funksion të avancimit të referimit kosovar dhe krijimit të më shumë mundësive për gjyqtarët tanë në arenën ndërkombëtare.

Besoj fuqishëm se përmes bashkëpunimit, vizionit të përbashkët dhe punës së pandalshme, do të vazhdojmë të ndërtojmë një të ardhme edhe më të fortë për referimin dhe futbollin kosovar.

Leave a Reply

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.