Tiranë 19°C · Pjesërisht vranët 24 July 2026
S&P 500 7,408 ▼1.21%
DOW 51,712 ▼0.97%
NASDAQ 25,138 ▼2.15%
NAFTA 91.94 ▼0.27%
ARI 4,031 ▼0.47%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1387 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9295 EUR/ALL 93.8408 EUR/MKD 61.4890 EUR/RSD 117.4250 EUR/TRY 53.8299 EUR/JPY 186.35 EUR/CAD 1.6030 EUR/USD 1.1387 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9295 EUR/ALL 93.8408 EUR/MKD 61.4890 EUR/RSD 117.4250 EUR/TRY 53.8299 EUR/JPY 186.35 EUR/CAD 1.6030
₿ CRYPTO
BTC $65,406 ▼ -0.37% ETH $1,879 ▼ -2.13% XRP $1.1093 ▼ -2.16% SOL $75.7600 ▼ -2.4%
S&P 500 7,408 ▼1.21 % DOW 51,712 ▼0.97 % NASDAQ 25,138 ▼2.15 % NAFTA 91.94 ▼0.27 % ARI 4,031 ▼0.47 % S&P 500 7,408 ▼1.21 % DOW 51,712 ▼0.97 % NASDAQ 25,138 ▼2.15 % NAFTA 91.94 ▼0.27 % ARI 4,031 ▼0.47 %
EUR/USD 1.1387 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9295 EUR/ALL 93.8408 EUR/MKD 61.4890 EUR/RSD 117.4250 EUR/TRY 53.8299 EUR/JPY 186.35 EUR/CAD 1.6030 EUR/USD 1.1387 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9295 EUR/ALL 93.8408 EUR/MKD 61.4890 EUR/RSD 117.4250 EUR/TRY 53.8299 EUR/JPY 186.35 EUR/CAD 1.6030
24 Jul 2026
Breaking
Politika

Agron Shehaj: Nuk më lejuan në Kuvend, se kanë frikë nga ato që i them unë Ramës

Kryetari i partisë Mundësia, Agron Shehaj, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, deklaroi se përjashtimi i tij nga Kuvendi me dhunë duke përdorur Gardën, është urdhëruar nga Taulant Balla për të mos përsëritur skenat në Kuvend, ku Shehaj akuzoi Ramën si autokrat “që ka vjedhur shqiptarët”.

Shehaj tha se po sulmohet nga mazhoranca me pretendime absurde, që nuk i beson askush, në një tentativë për ta bërë pis.

Biseda në studio 

Ylli Rakipi: Zoti Shehaj sot jeni përplasur me Gardën dhe nuk ju kanë lënë të hyni në Kuvend. Jeni sulmuar shumë nga pushteti këto kohë, për një vilë tuajën që e keni shitur. Ju sulmon më shumë Balla, ndoshta politikani më i “ndershëm” i shfaqur në Shqipëri në këto 35 vite dhe më i ndershmi që ka parë ky vend në kohët më përpara…

Agron Shehaj: Ka kohë që kanë filluar të më sulmojnë. Kjo është një gjë që pritet, nuk është çudi, vijnë si pasojë e faktit që njerëzit po protestojnë si kurrë më parë, duan ndryshim radikal, jo vetëm largimin e Ramës, por ndryshim total të mënyrës si është qeverisur Shqipëria. Përdorin Ballën, sepse atë kanë. Gjithë ky mund për të më bërë pis, për të hedhur baltë po ju shkon dëm. Të të akuzojë Taulant Balla, për pronat që kam, që e di gjithë Shqipëria si i kam bërë, është të vësh duart në kokë dhe e pabesueshme për këdo.
Për atë që ndodhi sot, do të hyja në Parlament, sepse në datën 22 u përjashtova 30 ditë. Afati skadonte para dy ditësh. Por ngaqë sot do të vinte në Parlament Edi Rama, dhe duhet të siguronte kushte të mos ndodhte ajo që ndodhi para një muaji, ku i thashë Ramës që nuk është gjë tjetër veçse autokrat banal që ka vjedhur qytetarët më të varfër në Evropë. Atëherë Taulanti krijoi kushtet, që unë të mos isha.

Ylli Rakipi: Në fakt ne e kemi thirrur edhe zotin Balla, por nuk vjen. Ato gjëra që thotë, mund të viji të thotë edhe para Agronit, Qorit e me rradhë, sepse ai del kudo. Ne nuk e hamë, se nuk hahet zoti Balla…

Agron Shehaj: Nuk është as mirë…

Ylli Rakipi: Epo mund të helmohesh.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.