☀️
Tiranë 32°C · Kthjellët 21 June 2026
S&P 500 7,501 ▲1.08%
DOW 51,565 ▲0.14%
NASDAQ 26,518 ▲1.91%
NAFTA 76.54 ▲0.91%
ARI 4,173 ▼1.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
₿ CRYPTO
BTC $63,984 ▲ +0.82% ETH $1,729 ▲ +0.17% XRP $1.1445 ▼ -0.31% SOL $73.1800 ▲ +2.44%
S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 76.54 ▲0.91 % ARI 4,173 ▼1.72 % S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 76.54 ▲0.91 % ARI 4,173 ▼1.72 %
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
21 Jun 2026
Breaking
Maqedonia

Ahmeti sot në Athinë do të takohet me ministrin e Jashtëm grek, Koxias

??????????
??????????

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, i shoqëruar nga bashkëpartiakët Artan Grubi, Musa Xhaferri dhe Fatmir Besimi, sot do të qëndrojë në Athinë, ku do të realizojë takim pune me ministrin e Jashtëm grek, Nikos Koxias.

Ahmeti dhe Koxias, siç njoftojnë nga zyra për informim e BDI-së, do të shkëmbejnë mendime dhe ide rreth marrëdhënieve ndërfqinjësore, çështjeve të hapura midis dy vendeve dhe integrimit Euroatlantik të Maqedonisë. Ndërkaq, mediat greke lidhur me këtë vizitë, shkruajnë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dëshirojnë të arrihet zgjidhje rreth kontestit të emrit dhe në këtë drejtim angazhojnë persona zyrtarë dhe personalitete të tjerë për të krijuar klimë të përshtatshme për arritjen e një marrëveshjeje. Gazeta e njohur “To Vima”, transmeton Radio Televizioni i Maqedonisë, programi në gjuhën shqipe, shkruan se Departamenti i Shtetit për së afërmi ndjek zhvillimet në Ballkan, duke përfshirë edhe ecurinë e kontestit të emrit.

Pala amerikane inkurajon iniciativa të ndryshme në kuptim të përforcimit të kontakteve mes shoqërisë qytetare greke me ato maqedonase dhe për këtë janë angazhuar personalitete nga më të ndryshmit për të kultivuar një klimë të përshtatshme, ku do të arrihej tejkalimi i kontestit të emrit, shkruan “To Vima”. Sipas portalin grek “Njuz In”, indikatorë të ndryshëm pohojnë se VMRO –DPMNE-ja do të jetë fituese e zgjedhjeve të prillit, ndërkaq është e paqartë se për cilat arsye kjo parti do ta ndryshojë qëndrimin rreth çështjes së emrit.

Ndërkaq, nga Ministria e Jashtme greke kanë bërë të ditur se në takim nuk do të merr pjesë ambasadori i Maqedonisë në Athinë, Darko Angelov.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.