☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 100.20 ▼1.53%
ARI 4,073 ▲0.86%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,723 ▲ +0.85% ETH $2,343 ▲ +1.43% XRP $1.3202 ▲ +2.23% SOL $101.0800 ▲ +0.58%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 100.20 ▼1.53 % ARI 4,073 ▲0.86 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 100.20 ▼1.53 % ARI 4,073 ▲0.86 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

AIDA do të mbështese investimet kineze në Shqipëri

Ambasadorja kineze, Jiang Yu takim me AIDA dhe perfaqesues tregtare kineze

Sot, në ambientet e AIDA-s u zhvillua takimi ndërmjet përfaqësuesve të AIDA-s dhe një delegacioni kinez të kryesuar nga ambasadorja kineze në Tiranë Znj. Jiang YU, dhe funksionare te tjerë tregtare, të ambasadës. Qëllimi i këtij takimi ishte konkretizimi i bashkëpunimit në drejtim të investimeve kineze në Shqipëri dhe mundësitë konkrete që Shqipëria ofron në këtë drejtim. AIDA në zbatim të misionit të saj konfirmoi dhe njëherë ndihmën për sipërmarrjet kineze në Shqipëri dhe asistencën për te gjitha ato që synojnë tregun shqiptar për të investuar në fushat strategjike si, infrastrukturë, bujqësi, turizëm, energji dhe zonat ekonomike.

Prezantimin rreth mundësive që ofron Shqipëria për investime në këto fusha u krye nga Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë, z.Genti Beqiri, i cili në emër të institucionit shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit me institucionet përgjegjëse kineze, në drejtim të zhvillimit të investimeve dhe intensifikimit të marrëdhënieve tregtare mes dy vendeve.

Kina është e pranishme në Shqipëri me shumë projekte. Projekti më i fundit është blerja e aksioneve të kompanisë Bankers nga kompani kineze, interesi për Aeroportin e Rinasit por edhe për aktivitete në fusha te tjera me rendësi.

Sipas të dhënave të fundit statistikore, Kina pozicionohet si partneri i dytë tregtar i Shqipërisë. Shkëmbimi tregtar me Kinën ka arritur peshë të konsiderueshme duke zënë rreth 7,1%  të totalit të shkëmbimeve tregtare në muajin Shkurt 2016.

Mesazhi që përcolli ky takim, nënvizoi edhe njëherë faktin që Shqipëria shihet si një partner i rëndësishëm ekonomik në rajon, dhe se ajo mund te shërbejë për të gjitha sipërmarrjet kineze për t’u zgjeruar jo vetën brenda territorit, por në gjithë rajonin e Ballkanit dhe me gjerë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.