Bota
“Airbus”-i nënshkruan marrëveshje me Kinën për shitjen e 300 aeroplanëve
“Airbus”-i thotë se ka arritur një marrëveshje për t’u shitur 300 aeroplanë udhëtarësh kompanive ajrore kineze.
Marrëveshja është nënshkruar gjatë vizitës së presidentit kinez Xi Jinping në Francë.
“Airbus” njofton se porosia nga “China Aviation Supplies Holding” përfshin 290 aeroplanë “A320” dhe dhjetë “A350”.
Në një deklaratë në uebsajtin e “Airbus”-it theksohet se kjo është një shenjë e kërkesës së fortë të tregut në zgjerim të shpejtë kinez të aviacionit.
Sipas parashikimit të fundit të “Airbus”-it në nëntorin e vitit të kaluar, Kina do të ketë nevojë për rreth 7400 aeroplanë të rinj udhëtarësh dhe mallrash deri në vitin 2037.