Rajoni

AK mund të humbë zgjedhjet parlamentare (sondazh)

Partia turke në pushtet, AK, mund të humbë zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit dhe të jetë e detyruar të formojë një koalicion apo një qeveri të pakicës, doli sot nga një sondazh privat i kryer nga biznesi turk dhe i cituar nga gazetat.

Sondazhi i kryer nga kompania ”Konda” tregoi se mbështetja për AK-në ka rënë nga 49,8 për qind, që ishte në vitin 2011, në 40,5 për qind.

Sondazhi tregoi edhe se Partia prokurde Popullore Demokratike (HDP) mund të marrë 11,5 për qind të votave nga 10 për qind që nevojitet për të hyrë në parlament.

Sipas këtij sondazhi, Partia kryesore opozitare Popullore Republikane (CHP) do të marrë më pak se 29 për qind të votave, në ndërkohë që partia Lëvizja Kombëtare (MHP) do të marrë më pak se 15 për qind.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button