Sefer Isufi emërohet Këshilltar Ushtarak i Presidentes së Kosovës
Sefer Isufi është emëruar Këshilltar Ushtarak i Presidentes së Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Isufi përmes një postimi në Facebook, ku ka njoftuar se emërimi është bërë me vendim të Presidentes, e cila njëherësh është edhe Komandante Supreme e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Isufi ka thënë se ndihet i nderuar për besimin e dhënë, duke u zotuar se do të vazhdojë të përmbushë detyrën me përkushtim.
“Me vendim të Presidentes së Republikës së Kosovës, Shkëlqesisë së saj, Prof. Dr. Justina Shiroka-Pula, njëherësh Komandantes Supreme të Forcës së Sigurisë së Kosovës, jam emëruar Këshilltar Ushtarak i saj.
Jam thellësisht i nderuar për besimin e dhënë për të vazhduar me përkushtim të plotë ndaj detyrës, Kushtetutës, si dhe interesave strategjike të sigurisë dhe mbrojtjes së vendit”, ka shkruar Isufi. /Telegrafi/



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.