☀️
Tiranë 28°C · Kthjellët 13 September 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 100.05 ▼2.37%
ARI 4,409 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081
₿ CRYPTO
BTC $76,695 ▼ -0.82% ETH $2,476 ▼ -2.35% XRP $1.3384 ▼ -2.34% SOL $99.6200 ▼ -2.52%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081
13 Sep 2026
Breaking
Kosova

AKK: Projektligji për Pronën Publike rrezikon autonominë e komunave

Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) ka bërë të ditur se ka pranuar ekspertizën juridike të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës lidhur me Projektligjin për Pronën Publike dhe përputhshmërinë e tij me Kartën Evropiane të Vetëqeverisjes Lokale.

Sipas AKK-së, ekspertiza, e porositur nga Qendra e Ekspertizës për Qeverisje Shumënivelëshe pranë Kongresit, pas kërkesës zyrtare të Asociacionit, i konfirmon shqetësimet e ngritura më herët nga komunat.

AKK-ja thotë se projektligji rrezikon të ndryshojë pozitën e komunave sa i përket pronës komunale, duke i shndërruar ato nga pronare në përdoruese, menaxhuese ose administruese të pronës, ndërsa pronësia do t’i mbetej nivelit qendror.

Sipas ekspertizës, kjo mund të cenojë autonominë lokale dhe ushtrimin real të kompetencave komunale, si dhe të ndikojë në zhvillimin ekonomik lokal, planifikimin hapësinor, shfrytëzimin e tokës dhe realizimin e projekteve të infrastrukturës publike.

AKK-ja ka veçuar edhe kufizimin e mundësisë së komunave për këmbim dhe disponim me pronën, si dhe mungesën e qartësisë lidhur me statusin e pronës së blerë apo krijuar me mjete komunale, pronës së përfituar përmes donacioneve dhe trashëgimisë.

“Ekspertiza i konfirmon fuqishëm shqetësimet e ngritura nga AKK-ja”, thuhet në njoftimin e Asociacionit.

Po ashtu, sipas AKK-së, projektligji mund të rrezikojë të hyrat vetanake të komunave dhe të rrisë varësinë e tyre financiare nga niveli qendror.

Ekspertiza evidenton shqetësime për mospërputhshmëri të mundshme të projektligjit me disa dispozita të Kartës Evropiane të Vetëqeverisjes Lokale, ndërsa AKK-ja thotë se mungesa e konsultimit të mirëfilltë me komunat dhe Asociacionin mund të përbëjë gjithashtu problem në raport me kërkesat e Kartës.

Në dokument, sipas AKK-së, evidentohen edhe kundërthënie të mundshme me Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale, i cili garanton personalitetin juridik të komunave, të drejtën e tyre për të zotëruar dhe menaxhuar pronë, si dhe ushtrimin e kompetencave të plota dhe ekskluzive komunale.

Rekomandimi i ekspertizës, sipas AKK-së, është që Projektligji për Pronën Publike të rishikohet në mënyrë thelbësore para miratimit dhe të ruhet shprehimisht pronësia komunale. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.