Kronika

AKKP, reformë për të thjeshtuar procedurat

Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave dhe Ministria e Drejtësisë organizuan sot tryezën e dytë të rrumbullakët në lidhje me “Reformën ligjore dhe institucionale të AKPP-së” me pjesëmarrjen e institucioneve shtetërore të linjës, si dhe drejtorive që në punën e tyre kanë çështjen e pronës, tokës dhe të drejtën ndaj saj. Kjo tryezë e dytë vjen pas tryezës së parë me pjesëmarrjen e shoqërisë civile dhe grupeve të interesit.

Zv/ministri i Drejtësisë, Idlir Peçi në fjalën e tij tha se tryeza vjen në kuadër të rekomandimeve të dala nga Gjykata e Strazburgut.

Gjate tryezes se rrumbullaket per Reformen e AKKP

“Kjo është tryeza e dytë me qëllim zbatimin e rekomandimeve të dala nga Gjykata e Strasburgut në lidhje me çështjen e pronave në Shqipëri. Planveprimi që është miratuar nga qeveria në prill, tha Peçi, mbështetet në tre pika kryesore: Shtylla e parë është inventarizimi i gjithë gjendjes në AKPP dhe në institucione të tjera në lidhje me asetet shtetërore. Deri tani kemi krijuar një ide në lidhje me dosjet aktuale, por ka edhe dosje të tjera që kanë një kosto tjetër për shtetin. Meqënëse jemi në një fazë përfundimtare, kemi nevojë për mendimet tuaja. Shtylla e dytë, vijoi zv/ministri i Drejtësisë, është baza ligjore. Një grup pune i drejtuar nga Ministria e Drejtësisë dhe institucione të tjera që kanë dhënë kontributin në këtë analizë janë duke punuar lidhur me këtë. Deri tani kemi identifikuar problematikat kryesore që kanë dalë nga analiza ligjore. Shtylla e tretë është reforma institucionale e AKPP, me thjeshtimin e procedurave për qytetarët, për të qenë sa më efikasë dhe transparentë, për të shmangur zvarritjet burokratike.”, përfundoi zv/Ministri i Drejtësisë, Idlir Peçi.

Gjate tryezes se rrumbullaket per Reformen e AKKP

Sonila Qato, Drejtore e Përgjithshme e AKKP-së në fjalën e saj vuri theksin tek rëndësia e pronës për qytetarët, si një aset i cili mund të përkthehet në investime, mirqënie dhe përkatësi. “Ne trashëgojmë një kuadër ligjor, që krijon ankth për zbatueshmërinë e tij në lidhje me pronat. Sot kemi detyrën që ta thjeshtojmë këtë sistem. Prandaj duhet punuar për një reformë që i jep qytetarit frymëmarrje në kërkimin e pronës së tij, apo marrjes së kompensimit që i takon. Ka ardhur momenti që kjo çështje të marrë zgjidhje njëherë e përgjithnjë.”

Katrin Treska specialiste e çështjeve ligjore pranë Ministrisë së Drejtësisë u shpreh se “e drejta e pronës, më shumë se çdo e drejtë tjetër përbën thelbin e të drejtave të njeriut. Kushtetuta mbron në mënyrë të posaçme barazinë përpara ligjit të kujtdo në lidhje me pronën. Pronari, tha Treska, ka të drejta dhe detyrime në lidhje me pronën. Nisur nga problematikat e ndryshme që prekin institucionet, kemi synimin të arrijmë identifikimin e tyre dhe marrjen e masave për ta përmirësuar situatën e çështjeve të pronësisë. Kjo analizë, vijoi ajo nuk mund të jetë shteruese, për arsye edhe të problematikave të shumta që paraqet kjo çështje. Ligjet bazë të çështjes së tokës janë Ligji 7501, i ndryshuar 6 herë, ligji 7699 për kompensimin në vlerë të pronarëve të tokës bujqësore”, ligji 9482, ligji 9948, 1254, etj.”, përfundoi Treksa.

Kreu i ALUIZNIT, Artan Lame (Arkiv)

 

Artan Lame, Drejtor i Agjencisë së Legalizimeve (ALUIZNI-t) tha se përfundimi i procesit të legalizimit është një prioritet i qeverisë dhe agjencisë që ai drejton. “Është mjaft e rëndësishme përfundimi i legalizimeve, pasi kjo i jep përparësi krijimit të një harte të plotë pronash dhe i jep fund ndërtimeve dhe tjetërsimit të padrejtë të pronës”, theksoi Lame.
“Sot kalon vendimi i parë për kalimin e parcelave ndërtimore. Ky kalim i vendimit të parë ishte pak i vështirë, për të riçarë këtë shteg me rishikimin e legjislacionit ”,  tha Lame, i cili shtoi se për më shumë se 20 vite procesi i kthimit dhe kompensimit të pronave ka qenë një çështje delikate, proces i cili u ekzagjerua. Duke e krahasuar procesin e kthimit dhe kompensimit si fundin e një ‘hinke’, Lame theksoi se nga ‘mulliri do dal patjetër miell i mirë”.

Gjate tryezes se rrumbullaket per Reformen e AKKP

 

“Në këto 8 vite në zonat që kishte pronar, nuk bëheshin legalizime dhe as nuk e merrnin pronën pronarët. Ajo që bëmë ne, ishte riformatimi i akteve nënligjore dhe ligjit”, nënvizoi Lame.
Ai bëri të ditur gjithashtu se në zonat që ka pronar ose ish-pronar dhe ka studime të miratuara, legalizimi nuk bëhet por pezullohet. “Kemi disa dhjetra raste që ish-pronarët janë marrë vesh me ndërtuesit dhe i kanë ristrehuar dhe kanë marrë në dorë pronën e tyre. Do vazhdojmë të intensifikojmë këtë target të problemit madhor për ish-pronarët. Por prioritet i qeverisë është dhe legalizimi i zonave informale”, përfundoi kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button