☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 19 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 97.22 ▼1.82%
ARI 4,193 ▲0.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861 EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861
₿ CRYPTO
BTC $82,914 ▲ +1.44% ETH $2,437 ▲ +1.11% XRP $1.3151 ▲ +1.76% SOL $105.7600 ▲ +2.46%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 97.22 ▼1.82 % ARI 4,193 ▲0.29 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 97.22 ▼1.82 % ARI 4,193 ▲0.29 %
EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861 EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861
19 Tet 2026
Breaking
Kosova

AKR nuk do të garojë e vetme në zgjedhjet e parakohshme, Abrashi: Jemi në negociata me partitë politike

Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR) ka thënë se nuk do të garojnë të vetëm në zgjedhjet e parakoshme dhe se janë në fazën e konsultimeve dhe negociatave politike.

Abrashi në një prononcim për Telegrafin ka thënë se pjesëmarrja apo mospjesëmarrja e tyre në kuadër të listës së ndonjë subjekti tjetër politik do të varet nga serioziteti i ofertave që do të marrin.

“Aktualisht, Aleanca Kosova e Re është në fazën e konsultimeve dhe negociatave politike, pasi kemi pranuar disa oferta nga subjekte të ndryshme politike lidhur me zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit. Ajo që mund të konfirmojmë në këtë fazë është se AKR nuk do të garojë e vetme në këto zgjedhje. Megjithatë, pjesëmarrja apo mospjesëmarrja jonë në kuadër të listës së ndonjë subjekti tjetër politik do të varet nga serioziteti i ofertave, përputhshmëria programore dhe vlerësimi që do të bëjnë organet drejtuese të partisë, të cilat do të marrin vendimin përfundimtar në ditët në vijim”, ka thënë Abrashi.

Tutje Abrashi tha se AKR sapo ka mbajtur Kuvendin e Jashtëzakonshëm Zgjedhor dhe ndodhet në një proces të rëndësishëm ristrukturimi dhe reformimi të brendshëm

“Në të njëjtën kohë, duhet pasur parasysh se AKR sapo ka mbajtur Kuvendin e Jashtëzakonshëm Zgjedhor dhe ndodhet në një proces të rëndësishëm ristrukturimi dhe reformimi të brendshëm. Për ne, ky proces paraqet prioritet strategjik për ndërtimin e një alternative serioze, moderne dhe afatgjate politike. Prandaj, pjesëmarrja në këto zgjedhje nuk është objektiv në vetvete apo me çdo kusht. Prioriteti ynë mbetet ndërtimi i një programi modern, me zgjidhje konkrete për problemet e qytetarëve dhe rikthimi i besimit në përfaqësimin politik”, tha ndër të tjera Abrashi. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.