🌧️
Tiranë 15°C · Shi i lehtë 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
₿ CRYPTO
BTC $75,937 ▲ +0% ETH $2,237 ▼ -0.41% XRP $1.1602 ▼ -0.43% SOL $89.2100 ▼ -0.85%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
08 Nën 2026
Breaking
Kronika

Aksident me 7 të plagosur në malin e Tomorrit, në makinë udhëtonin anëtarët e dy fiseve! Ja si paraqitet gjendja e tyre,

Shmanget tragjedia rrugore në një nga akset më të vështira në zonën e Malit të Tomorrit.

Ngjarja ndodhi sot (7 gusht) në orët e pasdites, në rrugën e fshatit malor Kapinovë të Beratit, ku një automjet me shtatë persona në bord ka dalë nga segmenti pasi është përplasur disa herë me bordurat anësore prej betoni.

Automjeti që drejtohej nga shtetasi Dritan Muço, ka humbur kontrollin në vendin e quajtur “Sheshi i Danit”, në hyrje të fshatit Kapinovë. Në mjet udhëtonin kryesisht anëtarë të të njëjtit fis.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit dhe gjashtë pasagjerët: Matilda Muço, Luan Muço, Drilon Muço, Desard Muço, si dhe shtetasit Marko Sojati dhe Xhesika Sojati.

Të plagosurit janë transportuar fillimisht me ambulancë në Spitalin Rajonal të Beratit. Pesë prej tyre, pasi morën ndihmën e parë mjekësore, janë larguar nga spitali, ndërsa drejtuesi i mjetit, i cili ka pësuar dëmtime në sy, dhe bashkëshortja e tij, Matilda Muço, e cila ka marrë dëmtime të rënda, janë transportuar për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Në vendngjarje mbërritën forcat e policisë, të cilat kryen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Sipas të dhënave paraprake të policisë, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë një defekt teknik në automjet.

Gjatë ngjitjes drejt Malit të Tomorrit, mjetit dyshohet se nuk i kanë funksionuar frenat, duke bërë që të rrëshqasë, të përplaset disa herë me bordurat mbrojtëse dhe më pas të dalë nga rruga.

Policia bën me dije se testi i alkoolit i kryer ndaj drejtuesit të automjetit ka rezultuar negativ.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.