Kronika

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, humb jetën ushtari në repartin e Gërhotit

Një i ri ushtar në repartin e Gërhotit ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë me mjetin e tij në hyrje të Urës së Viroit, në Gjirokastër.

Një tjetër i ri, pasagjer në mjet, ka marrë plagë të rënda dhe gjendet në situatë kritike në spitalin e Gjirokastrës. Sokol Lushaj, 25 vjeç nga Tepelena, ishte duke u kthyer në shtëpi pasi ka lënë shërbimin, kur mjeti që drejtonte ka dalë nga rruga në vendin e quajtur Kthesa e Viroit.

Përplasja ka qenë me bordurën anësore, në hyrje të Urës së Viroit. Mjeti tip Benz Mercedes ka goditur tre kufizues anësorë prej betoni dhe ka përfunduar në anën e poshtme të rrugës.

Shpejtësia, errësirra dhe mjegulla e dendur janë shkaqet kryesore të aksidentit.

Ky është aksidenti i katërt që ka ndodhur në këtë pikë të aksit që prej rindërtimit rë rrugës që çon drejt Urës së Viroit. Kufizimi i nevojshëm i shpejtësisë në 30 km nuk respektohet, sipas autoriteteve të qarkullimit rrugor.

Specialistët tërheqin vëmendjen për zëvendësimin e kufizueseve prej betoni me barriera mbrojtëse metalike. Këtij segmenti i mungon gjithashtu ndriçimi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button