Kronika
Aksident pranë Ministrisë së Transportit, autobusi përplas motorin
Një aksident automobilistik ka ndodhur paraditen e së enjtes pranë Ministrisë së Transportit, ku një autobus ka përplasur një motor.
Nga aksidenti mësohet se drejtuesi i motorit ka mbetur i plagosur dhe është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Shkaqet e këtij aksidenti dhe identiteti i personit të plagosur janë ende të paqarta.