Aksident trafiku në Shkup, lëndohen dy persona
MPB njofton se ka ndodhur një aksident trafiku në Shkup, në të cilën janë lënduar dy persona.
Më 02.08.2026, rreth orës 15:40, në SPB Shkup u njoftua se në kryqëzimin e bul. „Goce Dellçev“ dhe rr. „Filipi i Dytë i Maqedonisë“ në Shkup ka ndodhur aksident rrugor ndërmjet një automjeti të udhëtarëve „Opel“ me targa të Shkupit, i drejtuar nga P.B. (62) nga Shkupi dhe një automjeti të udhëtarëve „Volksvagen Sharan“ me targa kombëtare zvicerane, i drejtuar nga M.J. (41) nga Shkupi.
Në aksident, S.R. (38) nga Shkupi ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa D.R. (40) nga Shkupi ka pësuar lëndime trupore, të dy ishin bashkudhëtarë në automjetin „Volksvagen Sharan“, të cilat janë konstatuar në Institucionin e Shëndetit Publik „Shën Naum i Ohrit“.
Një ekipi hetimor i SPB Shkup ka bërë hetim në vendin e ngjarjes”, thonë nga MPB./Telegrafi/



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.