Demokratët parashikohen fitues në pesë gara të tjera për Senatin
Demokratët parashikohen të fitojnë pesë gara të tjera për Senatin amerikan, në Delauer, Ilinoi, Masaçusets, Rod-Ajlend dhe Nju-Xhersi, sipas parashikimeve të raportuara nga BBC-ja. Rezultatet në këto gara ishin të pritshme.
Në Delauer, senatori demokrat Chris Coons parashikohet të ruajë mandatin, ndërsa në Ilinoi, kandidatja demokrate Juliana Stratton parashikohet të fitojë vendin në Senat.
Në Masaçusets, senatori demokrat Edward J. Markey parashikohet të jetë rizgjedhur. Të njëjtin rezultat pritet të ketë edhe senatori demokrat Jack Reed në Rod-Ajlënd.
Në Nju-Xhersi, senatori demokrat Cory Booker gjithashtu parashikohet të ketë siguruar një mandat tjetër.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.