Aksident zinxhir në Tiranë, përplasen disa makina në Unazën e Madhe (VIDEO)
Një aksident është regjistruar këtë të premte në Unazën e Madhe në Tiranë. Raportohet se në aksident janë përfshirë disa automjete të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën.
Fatmirësisht nuk ka të lënduar ndërsa raportohet vetëm për dëme materiale. Siç shihet edhe nga pamjet, rruga është bllokuar duke sjellë paralizim të qarkullimit.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Moti me shi dhe lagështia në rrugë mund të ketë ndikuar në këtë aksident por shkaku do të saktësohet pas hetimeve të policisë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.