☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 06 Nëntor 2026
S&P 500 7,354 ▼4.36%
DOW 51,523 ▼3.44%
NASDAQ 24,315 ▼5.52%
NAFTA 90.80 ▲0.31%
ARI 4,076 ▼0.92%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
₿ CRYPTO
BTC $76,160 ▼ -5.07% ETH $2,243 ▼ -7.2% XRP $1.1981 ▼ -8.91% SOL $90.5200 ▼ -6.05%
S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.80 ▲0.31 % ARI 4,076 ▼0.92 % S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.80 ▲0.31 % ARI 4,076 ▼0.92 %
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
06 Nën 2026
Breaking
Politika

Aksidenti ku humbën jetën dy të mitur, Begaj: I tronditur! Institucionet të marrin masa për rritjen e sigurisë

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar lidhur me aksidentin e rëndë të ndodhur në Durrës, ku një automjet përplasi tre fëmijë të mitur, duke i marrë jetën dy prej tyre dhe duke lënë një tjetër në gjendje të rëndë.

Presidenti Begaj shkruan se ndjehet i tronditur nga ngjarja, ndërsa i bën thirrje institucioneve përgjegjëse të marrin masa për rritjen e sigurisë në qarkullim.

Presidenti i përcjell ngushëllime familjarëve të viktimave dhe uron shërim për fëmijën e plagosur që ndodhet në spital.

“I tronditur thellë për aksidentin e tmerrshëm në Durrës, ku humbën jetën dy vogëlushë dhe një tjetër u plagos shumë rëndë. Lutem me përunjësi për shpirtrat e tyre! Ngushëllimet e mia më të sinqerta për prindërit dhe familjarët e dy engjëjve të vegjël.Uroj shërim për fëmijën që ndodhet i shtruar në spital. Institucionet përgjegjëse të marrin masa për rritjen e sigurisë në qarkullim, të bëjnë një hetim shterues për ngjarjen dhe qytetarët të rrisin përgjegjshmërinë për zbatimin e ligjit. Jeta dhe siguria e qytetarëve është e shenjtë!”, shkruan presidenti Begaj.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen nr. 15, e njohur edhe si ish-këneta në Durrës. Paraprakisht dyshohet që shkak për aksidentin të jetë bërë shpejtësia e lartë me të cilën udhëtonte drejtuesi 57-vjeçar, me inicialet N. R, i cili dyshohet se ka qen në gjendje të dehur gjatë momentin që ngiste automjetin. Sakaq, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.