☀️
Tiranë 21°C · Kthjellët 17 August 2026
S&P 500 7,745 ▼0.52%
DOW 53,460 ▼0.51%
NASDAQ 26,645 ▼0.32%
NAFTA 84.95 ▲3.09%
ARI 4,473 ▲0.81%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055
₿ CRYPTO
BTC $64,329 ▲ +2.07% ETH $1,906 ▲ +1.4% XRP $1.0029 ▲ +0.51% SOL $75.9100 ▲ +1.34%
S&P 500 7,745 ▼0.52 % DOW 53,460 ▼0.51 % NASDAQ 26,645 ▼0.32 % NAFTA 84.95 ▲3.09 % ARI 4,473 ▲0.81 % S&P 500 7,745 ▼0.52 % DOW 53,460 ▼0.51 % NASDAQ 26,645 ▼0.32 % NAFTA 84.95 ▲3.09 % ARI 4,473 ▲0.81 %
EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055
17 Aug 2026
Breaking
Maqedonia

Aksione kontrolluese në Kumanovë dhe në Tetovë, janë shqiptuar 114 sanksione dhe janë ndaluar shtatë persona

MPB Maqedpni njofton se më 13.06.2026, në periudhën nga ora 17:00 deri në orën 23:00, Njësiti Mobil për Sigurinë e Trafikut Rrugor pranë Sektorit për Çështje të Trafikut realizoi kontrolle rrugore në zonat e Kumanovës dhe Tetovës me qëllim të sanksionimit të drejtuesve të mopedëve, motoçikletave, katërçikletave dhe trotinetëve elektrikë të cilët nuk i respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut. Gjatë kontrollit në Kumanovë janë shqiptuar gjithsej 43 masa për kryerje të kundërvajtjeve dhe të veprave penale në trafik. Prej tyre, 28 masa për drejtues motoçikletash që drejtonin pa helmetë mbrojtëse, dy masa për drejtim motoçiklete me kategori të papërshtatshme, një masë për skadim të vlefshmërisë së lejes së qarkullimit të motoçikletës, një masë për policë sigurimi të skaduar, një masë për mungesë të targës së regjistrimit, dy masa për kundërvajtje të tjera të kryera nga drejtues motoçikletash dhe katër masa për kundërvajtje të tjera në trafik.Gjithashtu, gjatë kontrollit janë zbuluar katër vepra penale, nga të cilat dy kryerës ishin të mitur. Kryerësit janë privuar nga liria sipas nenit 297-a të Kodit Penal – „drejtim i pakujdesshëm automjetit motorik“, ndërsa janë konfiskuar tre motoçikleta dhe një automjet udhëtarësh.Gjatë kontrollit në Tetovë janë shqiptuar gjithsej 71 masa për kryerje të kundërvajtjeve dhe të veprave penale në trafik. Prej tyre, 40 masa për drejtues motoçikletash që drejtonin pa helmetë mbrojtëse, katër masa për drejtues të trotinetëve elektrikë, tre masa për mungesë të targës së regjistrimit, dy masa për skadim të vlefshmërisë së lejes së qarkullimit të motoçikletës, një masë për polisë sigurimi të skaduar, 16 masa për kundërvajtje të tjera të kryera nga drejtues motoçikletash dhe dy masa për kundërvajtje të tjera në trafik. Gjithashtu, janë zbuluar tre vepra penale, ndërsa kryerësit janë privuar nga liria për veprën penale sipas nenit 297-a të Kodit Penal – „drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik“, me ç’rast janë konfiskuar tre motoçikleta.”Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme. U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë me përpikëri rregullat dhe rregulloret e trafikut dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.