☁️
Tiranë 16°C · Vranët 10 Nëntor 2026
S&P 500 7,550 ▲2.35%
DOW 52,390 ▲2.15%
NASDAQ 25,253 ▲2.74%
NAFTA 84.43 ▼2.79%
ARI 4,067 ▼1.16%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
₿ CRYPTO
BTC $73,837 ▼ -1.25% ETH $2,069 ▼ -2.63% XRP $1.0661 ▼ -2.77% SOL $84.2500 ▼ -2.87%
S&P 500 7,550 ▲2.35 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 84.43 ▼2.79 % ARI 4,067 ▼1.16 % S&P 500 7,550 ▲2.35 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 84.43 ▼2.79 % ARI 4,067 ▼1.16 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
10 Nën 2026
Breaking
Kronika

Tjetër pallat u kap në shkelje: Konfiskohet shtesa pa leje 1200 metër katror e pallatit të biznesmenit Pëllumb Salillari në Farkë

Një tjetër pallat në zonën e Farkës rrezikon të konfiksohet, në kuadër të zbatimit të ligjit për konfiskimin e kateve pa leje.  Në kuadër të operacionit të konfiskimit të ndërtimeve pa leje, ditën e sotme është konfiskuar një tjetër pallat në Tiranë. Pas pallatit në pronësi të biznesmenit Lulzim Morina, në zonën e Liqenit në Thatë, sot është konfiskuar një shtesë pa leje në pallatin në pronësi të Pëllumb Salillarit, me spërfaqe 1200 m2.
I shoqëruar nga drejtoresha e IKMT, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi u shpreh se nga verifikimi ka rezultuar se pallati në fjalë ka 1200 m² jashtë lejes shtesa kati.

“Në zbatim të vendimit të qeverisë, këtij subjekti do t’i lihet dy opsione në dispozicion. Opsioni i parë është ta parablejë shtesën që është jashtë lejes me cmimin e tregut të indeksuar, dhe në rastin kur e parable këto para do të shkojnë në dispozicion të Agjencisë së Shpronësimeve, në mënyrë që të paguhen shpronësimet për qëllime publike. Opsioni i dytë ta dhurojë këtë volum ndërtimi dhe në këtë rast këto kate shkojnë në favor të entit të banesave për të akomoduar shërbimin social. Nëse nuk zgjedh asnjë opsion do të konfiskohet në bazë të ligjit për interes publik. Nëse zgjedh dy opsionet e para menjëherë nis procesi i legalizimit, dhe I gjithë objekti shkon për t’u legalizuar dhe në këtë rast shmanget edhe ndjekja penale. Në të gjitha rastet, gjoba do të paguhet” u shpreh Çuçi.

“Kemi filluar nga Tirana, sepse ka presionin më të madh të ndërtimeve, por zbatimi I ligjit do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë. Qëllimi është që ky fenomen të marrë fund.”- përfundoi Çuçi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.