☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 06 Nëntor 2026
S&P 500 7,354 ▼4.36%
DOW 51,523 ▼3.44%
NASDAQ 24,315 ▼5.52%
NAFTA 90.72 ▲0.22%
ARI 4,076 ▼0.91%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
₿ CRYPTO
BTC $76,164 ▼ -5.12% ETH $2,240 ▼ -7.36% XRP $1.1977 ▼ -9.13% SOL $90.1400 ▼ -6.73%
S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.72 ▲0.22 % ARI 4,076 ▼0.91 % S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.72 ▲0.22 % ARI 4,076 ▼0.91 %
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
06 Nën 2026
Breaking
Kronika

AKSK: 14.6 milionë tentativa për sulme kibernetike ndaj infrastrukturave të informacionit në gjashtëmujorin e parë 2026

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka bërë me dije se gjatë gjashtëmujorit të parë, janar-qershor 2026, janë regjistruar gjithsej 14,628,595 tentativa për sulme kibernetike ndaj infrastrukturave të ekosistemit kibernetik shqiptar.

Sipas AKSK-së, ky numër përkon me rreth 56.4 tentativa për sulme kibernetike çdo minutë.

Ndërkohë, nga numri i përgjithshëm, 54% e tentativave janë drejtuar ndaj infrastrukturave të rëndësishme të informacionit, ndërsa 46% ndaj infrastrukturave kritike të informacionit.

Tentativat kanë synuar sektorë të ndryshëm, përfshirë sektorin financiar, administratën publike, infrastrukturën digjitale, sektorin energjetik si dhe sektorë të tjerë të rëndësishëm.

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka bërë të ditur se vijon monitorimin e vazhdueshëm të kërcënimeve dhe forcimin e masave mbrojtëse, me qëllim rritjen e qëndrueshmërisë dhe sigurisë së infrastrukturave të informacionit në vend.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.